Ambasadori i Holandës në Tiranë, Reinout Vos ka zhvilluar ditën e enjte një vizitë në Strukturën e Posaçme Anti Korrupsion, i shoqëruar dhe nga një delegacion i kësaj ambasade.
Mësohet se vizita ka pasur vetëm qëllim kortezie për të uruar drejtuesin e ri të SPAK, Klodian Braho.
Në një postim në rrjetet sociale, ambasadori Vos shkruan se Holanda është në krah të SPAK për forcimin e sundimit të ligjit në Shqipëri.
“Sot, ekipi i Ambasadës sonë zhvilloi një vizitë kortezie për të uruar Kreun e ri të SPAK, z. Klodjan Braho, për emërimin e tij dhe për arritjet e institucionit. Përmes projekteve tona MATRA, së bashku me bashkëpunimin e fortë dypalësh, ne rikonfirmojmë mbështetjen tonë për SPAK dhe për sundimin e ligjit në Shqipëri”, shkruhet në njoftim.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)