Aksidentohen katër makina në Lezhë, një grua shtatzënë përfundon në spital
Ishte pasagjere në njërin prej automjeteve të përfshira në aksident. Fatmirësisht, burime nga spitali njoftuan se ajo ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Një aksident zinxhir është regjistruar mbrëmjen e kësaj të mërkure pranë kryqëzimit të Rrilës, në superstradën Lezhë-Shkodër. Në aksident u përfshinë katër automjete.
Nga informacionet paraprake, sipas rindërtimit të ngjarjes, fillimisht dy makina u përplasën mes tyre. Në tentativë për të shmangur aksidentin, njëri prej drejtuesve të mjeteve të përfshira provoi një manovër devijimi, duke goditur edhe dy mjete të tjera.
Foto nga video
Si pasojë e përplasjes, një grua shtatzënë është transportuar në Spitalin e Lezhës për kontrolle mjekësore. Ajo ishte pasagjere në njërin prej automjeteve të përfshira në aksident. Fatmirësisht, burime nga spitali njoftuan se ajo ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Policia shkoi menjëherë në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të aksidentit. Paraprakisht dyshohet se shkak është bërë një parakalim i gabuar nga një prej drejtuesve të mjeteve.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Përpjekjet diplomatike për të rihapur qarkullimin detar në Ngushtica e Hormuzit duket se po shënojnë disa zhvillime, ndërsa shtetet e mëdha po diskutojnë mënyrat për të garantuar sigurinë e transportit të energjisë në këtë korridor strategjik.
Në një përballje të luftuar në stadiumin Air Albania, Teuta arriti të marrë një fitore minimale, por shumë të rëndësishme ndaj Dinamo City, duke triumfuar me rezultatin 0-1.
Kryeministri britanik Keir Starmer zhvilloi një bisedë telefonike me presidentin amerikan Donald Trump, duke vënë theksin tek stabiliteti në Lindjen e Mesme dhe ndikimet globale të ndërprerjes së transportit detar.
Ministri i Pushtetit Vendor Ervin Demo në një deklaratë për mediat për reformën territoriale tha se bashkitë do i përgjigjen më mirë sfidave që na presin.
Kreu i demokratëve Sali Berisha në konferencën për shtyp për mediat u pyet edhe për proceset që ka nisur selia blu brenda saj me zgjedhjet e kryetarëve të rinj të degëve, statutin e partisë, zgjedhjen e kryetarit që përfundon me mbledhjen e Kuvendit Kombëtar të PD.
Pasi opozita nuk mori pjesë në seancën plenare ku u votua shpallja si terroriste e Gardës Revolucionare të Iranit, kreu i PD-së, Sali Berisha në një konferencë për mediat nga selia e PD tha se Rama është pengmarrësi më i madh i Shqipërisë, referuar procesit integrues të vendit.
Dy shqiptarë janë ndaluar nga policia italiane teksa po hidhnin fishekzjarrë për të festuar ditëlindjen e një shoku të tyre që ndodhej në burg në Kremona.
Policia e Durrësit ka proceduar penalisht dy braziliane për ushtrim prostitucioni si dhe ka proceduar gjithashtu pronarin e hotelit ku ishin vajzat për fshehje të ardhurash.
Një grua ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti tragjik pranë Gjykatës Civile të Tiranës. Ngjarja e rëndë ka ndodhur paraditen e kësaj të marte, teksa një autobot uji ka përplasur gruan që lëvizte me motoçikletë.
Komente (0)