Illyrian Guard ndërron drejtues, largohet Enrik Banushi

Shoqëria policore shtetërore "Illyrian Guard" do të ketë tashmë një drejtor të ri. Pas largimit të Enrik Banushit, në krye vjen ish drejtori i QSUT-së, Florenc Spaho.

04.02.2026. 12:35

Florenc Spaho ka qenë deputet i Partisë Socialiste prej vitit 2019 e në vijim në Elbasan, mirëpo në zgjedhjet e 11 Majit të vitit të kaluar, ai nuk arriti të siguronte mandatin, edhe pse grumbulloi 3 mijë e 95 vota.

Më 22 korrik të këtij viti ai u emërua në krye të QSUT-së, mirëpo pasi qëndroi vetëm dy muaj në këtë detyrë dha dorëheqjen.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)