Dështon zgjedhja e drejtorit të ri të Gardës, kandidati fitues nuk kishte...

Gara për të zgjedhur drejtuesin e ri të Gardës së Republikës ka dështuar, pasi kandidati me më shumë pikë nuk kishte master.

04.02.2026. 13:25

Dështon zgjedhja e drejtorit të ri të Gardës, kandidati fitues nuk kishte...

Gara për të zgjedhur drejtuesin e ri të Gardës së Republikës ka dështuar, pasi kandidati me më shumë pikë nuk kishte master. 

Kandidatëve që morën pjesë u ka ardhur një email nga komisioni, i cili i njofton se gara është finalizuar pa një fitues.

"Në vijim të procedurës së konkurrimit për përzgjedhjen e kandidatit për pozicionin e Drejtorit të Përgjithshëm të Gardës së Republikës, të zhvilluar në zbatim të Udhëzimit të Ministrit të Brendshëm nr. 102, datë 05.06.2024, ju informojmë se, pas përfundimit të të gjitha fazave të parashikuara të verifikimit dhe vlerësimit të kandidaturave, procedura nuk është finalizuar me shpalljen e një kandidature fituese.

Procesi është zhvilluar në përputhje të plotë me kuadrin ligjor dhe nënligjor në fuqi, duke garantuar respektimin e parimeve të ligjshmërisë, transparencës, paanshmërisë, meritokracisë dhe mundësive të barabarta. Ju falënderojmë për pjesëmarrjen dhe interesin e treguar", është emaili që u është dërguar kandidatëve.

Tashmë pritet që gara të hapet sërish dhe të përcaktohen kriteret, nëse dhe kandidatët në garën e shkuar mund të marrin pjesë. 

Ish drejtuesi i saj, Ermal Onuzi dha dorëheqjen vetëm 9 muaj pasi u emërua në këtë detyrë dhe aktualisht vijon drejtimi me drejtues të komanduar.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)