Aksident pranë Poliçanit, plagoset babai me dy vajzat
Dy vajza të mitura dhe babai i tyre kanë mbetur të plagosur në një aksident rrugor në aksin Berat-Poliçan.
17:59 1 ditë më parë11.04.2026.
AutoriMund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Policia e Korçës ka goditur dy raste të kalimit të paligjshëm të kufirit në fshatin Qatrom. Ishin tre shtetas sudanezë të cilët kryenin aktivitetin kriminal, njëri prej te cilëve ishte dëbuar më herët nga Shqipëria për të njëjtën vepër penale.
Policia e Korçës ka goditur dy raste të kalimit të paligjshëm të kufirit në fshatin Qatrom. Ishin tre shtetas sudanezë të cilët kryenin aktivitetin kriminal, njëri prej te cilëve ishte dëbuar më herët nga Shqipëria për të njëjtën vepër penale.
Si rezultat i operacioneve “Rikthimi” dhe ”Itinerari”, kapen 3 shtetas sudanezë, të cilët të organizuar si grup, ndihmuan 31 emigrantë për të kaluar ilegalisht, kufirin e gjelbër në PKK Kapshticë.
2 shtetasit e kapur gjatë operacionit “Rikthimi”, së bashku me 16 emigrantët që kishin ndihmuar, ishin fshehur në një banesë të braktisur në fshatin Qatrom. Banesa u zbulua si rezultat i ndjekjes disaditore, nga shërbimet e Policisë.
Njëri prej të arrestuarve gjatë këtij operacioni, ishte dëbuar më parë nga Republika e Shqipërisë, pasi ishte ndaluar duke kryer të njëjtën veprimtari kriminale.
Si rezultat i hetimeve dhe punës operacionale intensive, të kryera me qëllim parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale të dhënies ndihmë, kundrejt parave, emigrantëve që synojnë të shkojnë në mënyrë të kundërligjshme, në shtete të BE-së, u finalizuan në 24 orë, operacionet “Rikthimi” dhe “Itinerari”.
Gjatë operacionit “Rikthimi”, u vunë në pranga shtetasit H. A., 27 vjeç dhe M. H., 20 vjeç (i dëbuar më parë, nga Republika e Shqipërisë, pasi u ndalua për të njëjtin krim), sepse si rezultat i ndjekjes disaditore, nga shërbimet e Policisë Kufitare të DVKM Korçë, u kapën në një banesë të braktisur, në fshatin Qatrom, ku ishin fshehur për të shmangur shërbimet e Policisë, së bashku me 16 emigrantët që kishin ndihmuar për të kaluar ilegalisht, kufirin e gjelbër në PKK Kapshticë.
Gjatë operacionit “Itinerari”, i cili u zhvillua nga Policia Kufitare e DVKM Korçë në bashkëpunim me shërbimet e DVP Korçë, u kap dhe u vu në pranga shtetasi M. H., 30 vjeç, pasi dyshohet se ka ndihmuar 15 emigrantë, për të kaluar ilegalisht, kufirin e gjelbër në PKK Kapshticë. Emigrantët u kapën në territorin e fshatit Drenovë.
Punohet për identifikimin dhe nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale, të shtetasve të tjerë të përfshirë në këto raste.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Korçës, për veprime të mëtejshme.
Projekti për zhvillimin e ishullit të Sazanit po rishikohet, ndërsa qeveria shqiptare thekson se investimi do të ketë më pak ndërtime dhe një qasje më të orientuar drejt kulturës dhe artit.
17:07 35 min më parë13.04.2026.
Autori
Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka vendosur të lërë në fuqi masën e sigurisë “arrest në burg” për katër të dyshuarit për rrëmbimin dhe vrasjen e 23-vjeçarit Renis Dobra, një ngjarje që tronditi opinionin publik në verën e vitit 2025.
16:37 1 h më parë13.04.2026.
Autori
Në të njëjtën deklaratë, kreu i qeverisë ka falënderuar edhe ish-kryeministrin Viktor Orbán, duke vlerësuar bashkëpunimin e zhvilluar gjatë kohës së qeverisjes së tij.
16:05 1 h më parë13.04.2026.
Autori
Pasi e mbajtën peng dhe e dhunuan, autorët e liruan në mëngjes me kushtin që të siguronte shumën e kërkuar. Ndërtuesi i denoncoi menjëherë në polici.
15:32 2 h më parë13.04.2026.
Autori
Sipas kreut të PD-së, situata politike dhe ekonomike në Shqipëri është drejt përkeqësimit dhe se vendi ndodhet në një “udhëkryq gjithnjë e më të rrezikshëm”, për shkak të qeverisjes aktuale.
15:13 2 h më parë13.04.2026.
Autori
Synimi është koordinim më i mirë të aktiviteteve dhe hartimi i një agjende vjetore konkrete në funksion të prioriteteve kombëtare.
14:55 2 h më parë13.04.2026.
Autori
Tre persona dyshohet se më 31 mars 2026 kanë rrëmbyer me forcë një 32-vjeçar, duke e transportuar në një ambient privat në Xhafzotaj.
14:34 3 h më parë13.04.2026.
Autori
Sipas burimeve hetimore, dy bashkëpunëtorët kanë rrëfyer episode të reja mbi funksionimin e grupit dhe rolet e anëtarëve në trafikun ndërkombëtar të kokainës. Deri më tani, në kuadër të tre procedimeve penale, janë identifikuar të paktën 15 persona të dyshuar si pjesë e këtij rrjeti.
14:17 3 h më parë13.04.2026.
Autori
Ngjarja e rëndë ndodhi në shkurt të vitit 2025 në kryeqytet, sipas autoriteteve shqiptare, Alwan akuzohet për vrasjen e vajzës në rrethana të rënda.
14:00 3 h më parë13.04.2026.
Autori
Komente (0)