Ushtria amerikane vijon mbështetjen e saj stërvitore për atë shqiptare. Se fundmi, siç bën të ditur ambasada amerikane në një postim të sajën, është zhvilluar stërvitja taktike e artilerisë e quajtur "Call for Fire".
"Javën e kaluar, Garda Kombëtare e Ushtrisë së Neë Jersey-t dhe ushtarët e Forcave të Armatosura të Shqipërisë morën pjesë në një stërvitje taktike të artilerisë “Call for Fire” në Fort Dix, Neë Jersey, duke përmirësuar gatishmërinë luftarake, ndërveprimin dhe aftësitë e NATO-s. Programi i Partneritetit Shtetëror vazhdon të forcojë partneritetin afatgjatë SHBA–Shqipëri në mbështetje të sigurisë rajonale dhe kolektive", shkruan ambasada e SHBA në Tiranë.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)