Ministria e Jashtme bën të ditur se është rikthyer në Shqipëri pas një operacioni të suksesshëm, Eva Dumani. Vajza u mor nga i ati në moshën 12-vjeçare dhe ka jetuar për tetë vite në kampet familjare në Siri. Babai i saj ishte luftëtar i ISIS dhe u vra atje. Vëllai i Evës mundi të kthehej nga kampi Al Hawl në vitin 2020.
NJOFTIMI I MEPJ
Në përgjigje të interesit të mediave, Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme, informon se falë koordinimit dhe bashkëveprimit midis disa institucioneve të shtetit shqiptar, përfshirë MEPJ përmes përfaqësisë diplomatike të vendit në Turqi, është realizuar me sukses operacioni për kthimin në Shqipëri të shtetases E.D, e cila gjendej prej disa vitesh në një kamp të Sirisë.
Operacioni i shtrirë në kohë u mundësua me mbështetjen e partnerëve tanë, në veçanti me kontributin e autoriteteve turke të cilat i falenderojmë për bashkëpunimin në këtë rast sensitiv.
MEPJ rikonfirmon gatishmërinë dhe vullnetin për t'ju përgjigjur në çdo rast, nevojave apo situatave që ndikojnë shtetasit shqiptarë kudo që ata ndodhen përtej kufijve.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)