Testimi ndërkombëtar PIRLS, Kumbaro: Shqipëria merr pjesë me 180 shkolla

Ministrja e Arsimit Mirela Kumbaro ka zhvilluar një takim pune me drejtuesit e Zyrave Vendore Arsimore për organizimin e testimit ndërkombëtar PIRLS 2026, ku Shqipëria do të përfaqësohet me 180 shkolla gjatë muajit mars.

23.02.2026. 13:48

PIRLS është një vlerësim ndërkombëtar që mat aftësinë e nxënësve 10-vjeçarë për të lexuar dhe kuptuar tekstin, ndërsa këtë vit vendi ynë do të marrë pjesë për herë të parë në mënyrë plotësisht digjitale.

Sipas Ministres së Arsimit Mirela Kumbaro, po vijon puna e koordinuar me të gjitha strukturat arsimore, si në aspektin përmbajtësor ashtu edhe në atë logjistik, për të garantuar standarde të larta në këtë proces të rëndësishëm vlerësimi ndërkombëtar.

PIRLS, i cili kryhet çdo pesë vjet që nga viti 2001, njihet si standardi global për vlerësimin e trendeve në arritjet në lexim në klasën e katërt. PIRLS ofron të dhëna krahasuese ndërkombëtare se sa mirë lexojnë fëmijët dhe ofron informacione relevante për politikat për përmirësimin e të nxënit dhe mësimdhënies. PIRLS organizohet nga IEA, Shoqata Ndërkombëtare për Vlerësimin e Arritjeve Arsimore. 

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)