Avokati i Popullit betohet mes tensionit, Shabani i dërgon puthje opozitës
Për të reaguar ndaj kontestimeve të deputetëve demokratë, , reagoi në mënyrë ironike, duke e tensionuar edhe më tepër situatën.
10:46 133 ditë më parë18.12.2025.
AutoriMund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Gjykata Kushtetuese vendosi të mos kalojë në seancë plenare kërkesën e Adriana Kalasë për procesin e zgjedhjes së Avokatit të Popullit.
Kërkesa e Adriana Kalasë për të shpallur antikushtetuese procedurën e zgjedhjes së Endri Shabanit në detyrën e Avokatit të Popullit nuk do të kalojë në seancë plenare në Gjykatën Kushtetuese.
Vendimi është marrë këtë të mërkurë nga ky organ. Kujtojmë se Shabani u votua si Avokat i Popullit, në seancën plenare të 18 dhjetorit 2025, mes të kaosit e polemikave.
Ai siguroi 85 vota pro, pa asnjë abstenim dhe vetëm 3 vota kundër, ndërsa deputetët e opozitës braktisën sallën para nisjes së votimit.
Partia Demokratike ndryshoi disa herë qëndrimet e saj për këtë process, ndërsa e quajtën farsë gjatë seancës së votimit me argumentin se nuk kishte pasur konsensus politik dhe se mazhoranca po e çonte përpara në mënyrë të njëanshme zgjedhjen e Avokatit të Popullit.
Edhe ankimimi i Adriana Kalasë në Kushtetuese kishte si objekt mënyrën e zgjedhjes së Endri Shabanit si Avokat i Popullit, pasi avokatja pretendon se ajo është shoqëruar me shkelje të rënda ligjore.
Për të reaguar ndaj kontestimeve të deputetëve demokratë, , reagoi në mënyrë ironike, duke e tensionuar edhe më tepër situatën.
10:46 133 ditë më parë18.12.2025.
Autori
Adriana Kalaja ka qenë e ashpër me Partinë Demokratike dhe kreun e saj Sali Berisha pas votimit për Avokatin e Popullit në Kuvend, ku Endri Shabani me 85 vota pro mori detyrën si kreu i institucionit.
09:44 139 ditë më parë12.12.2025.
Autori
Grupet parlamentare të Partisë Socialiste dhe Partisë Socialdemokrate dhanë mbështetjen e tyre, ndërsa u regjistruan 3 vota kundër dhe asnjë abstenim.
23:28 140 ditë më parë11.12.2025.
AutoriNë një deklaratë për mediat nga ambientet e jashtme të Gjykatës Kushtetuese, pasi depoitoi kërkesën Kalaja argumentoi se procesi bie ndesh jo vetëm me Kushtetutën, por edhe me ligjin organik për Avokatin e Popullit dhe me rregulloren e brendshme të Kuvendit të Shqipërisë.
Sipas saj, shkeljet kanë nisur që në hapjen e garës më 13 tetor 2025 dhe kanë vazhduar deri në votimin e datës 1 dhjetor 2025.
“Kam konstatuar shkelje shumë të rënda, të cilat vijnë në papajtueshmëri me Kushtetutën”, deklaroi ajo.
Për këtë arsye, i është kërkuar Gjykatës Kushtetuese konstatimi i papajtueshmërisë së procesit me parimet kushtetuese dhe shfuqizimi i tij si antikushtetues dhe antiligjor. Krahas shfuqizimit, Kalaja ka kërkuar edhe pezullimin e të gjitha efekteve ligjore që ka prodhuar ky proces, deri në marrjen e një vendimi të formës së prerë nga Gjykata, i cili më pas do të duhet të botohet në Fletoren Zyrtare.
E pyetur mbi legjitimitetin e saj për të bërë një ankim të tillë, Kalaja u shpreh se i referohet neneve 131 dhe 134 të Kushtetutës, të cilat i japin të drejtën çdo individi, të cilit i preken interesat personale nga një proces apo vendimmarrje e organeve publike, të ankohet. Duke qenë se kishte qenë kandidate në këtë proces, ajo theksoi se legjitimohet plotësisht në këtë nismë.
“Lidhur me procesin e zgjedhjes së avokatit të popullit, ky funksion është një funksion kushtetues dhe aq më shumë që ka nene të të parashikuara në vetë Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë, për mënyrën se si zgjidhet avokati i popullit. Ndërkohë, gjatë procesit të zgjedhjes së avokatit të popullit, që në momentin e hapjes së garës, datë 13 tetor 2025 dhe deri në momentin e votimit datë 1 dhjetor 2025, kam konstatuar shkelje shumë të rënda, të cilat vijnë në papajtueshmëri me Kushtetutën, vijnë në papajtueshmëri qoftë edhe me ligjin organik të avokatit të popullit, po edhe me rregulloren e brendshme të funksionimit të Kuvendit të Shqipërisë. Në këto kushte, unë i kam kërkuar Gjykatës Kushtetuese sot, të konstatojë papajtueshmërinë e këtij procesi me parimet dhe nenet e Kushtetutës, qoftë edhe me ligjin organik, dhe nga ana tjetër të shfuqizojë të gjithë këtë proces si antikushtetues dhe antiligjor. Paralelisht me këtë kërkesë, unë kam sjellë dhe kërkesën për pezullimin e efekteve ligjore që ka prodhuar ky proces, derisa vendimi i Gjykatës Kushtetuese të marri formë të prerë dhe të botohet në fletoren zyrtare. Ndërkohë, siç jeni në dijeni edhe në, daljet e mia publike të mëparshme, nisur nga fakti që unë kam kallëzuar penalisht gjyqtaren Marsida Xhaferllari, në respektim të nenit 36 dhe 37 të ligjit për organizimin dhe funksionin e Gjykatës Kushtetuese, kam kërkuar përjashtimin e kësaj gjyqtare nga ky trup gjykimi. Jam shumë e bindur që Gjykata Kushtetuese do marri një vendim të drejtë, kushtetues, pasi shkeljet ligjore janë shumë të mëdha dhe janë në mospërputhje totale me parimet dhe dispozitat kushtetuese”, deklaronte Kalaja asokohe.
Sipas tij, refuzimi i pranimit të kandidaturës nuk është thjesht një çështje procedurale, por një tregues i qartë i mënyrës se si po drejtohet partia.
22:17 7 h më parë30.04.2026.
Autori
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, ka kërkuar rritje të menjëhershme të performancës dhe angazhim më të madh nga strukturat policore gjatë takimeve të zhvilluara në qarqet e Elbasanit dhe Korçës.
20:18 9 h më parë30.04.2026.
Autori
Në konferencën e përbashkët për mediat, Hoxha e cilësoi vizitën si një sinjal të fortë të mbështetjes politike që këto vende i japin Shqipërisë, duke theksuar se partneriteti i ndërtuar ndër vite ka qenë kyç për avancimin e agjendës europiane.
19:49 9 h më parë30.04.2026.
Autori
Gjatë ceremonisë u kujtua edhe historia e aviacionit ushtarak shqiptar, që daton më 24 prill 1951, kur u realizua fluturimi i parë në hapësirën ajrore të vendit nga piloti Peço Polena me avionin tip Jak-9P.
19:09 10 h më parë30.04.2026.
Autori
Sipas dokumentit, janë evidentuar kufizime që lidhen me të drejtat themelore, përfshirë komunikimin me mediat, kontaktet me familjen dhe ndërveprimin me bashkëpunëtorët politikë.
17:16 12 h më parë30.04.2026.
Autori
Seanca e radhës për çështjen “Partizani” është shoqëruar me akuza të forta nga i pandehuri Jamarbër Malltezi, i cili ka kundërshtuar dëshminë e dhënë në gjykatë nga Taulant Balla.
17:16 12 h më parë30.04.2026.
Autori
Ministrja e Arsimit, Mirela Kumbaro, është paraqitur këtë të enjte në Prokurorinë e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, në kuadër të një hetimi në vijim.
17:04 12 h më parë30.04.2026.
Autori
Pasi ka përfunduar dëshminë e tij në seancën e dosjes "Partizani", kreu i grupit parlamentar socialist Taulant tha se shpreson të thirret dhe për dosjen e 21 janarit.
16:18 13 h më parë30.04.2026.
Autori
Organi i akuzës po heton dyshimet se Balluku ka favorizuar kompaninë e Arbër Abazit, përmes një paracaktimi të procedurës fituese. Abazi, administrator i “Alko-Impex General Construction”, rezulton të ketë lidhje familjare me Ballukun, pasi bashkëjeton me vajzën e tezes së saj.
15:10 14 h më parë30.04.2026.
Autori
Komente (0)