Dronë dhe gomone ushtarake izraelite rrethojnë flotiljen e dytë me ndihma drejt Gazës
Aktivistët raportojnë gjithashtu ndërprerje të komunikimeve dhe humbje kontakti me disa prej anijeve.
07:08 15 h më parë30.04.2026.
AutoriMund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Në pranga janë vënë dy shtetas, banues në Prishtinë. 38-vjeçari M. P., i cili po i transportonte drejt Shqipërisë dhe 34-vjeçari H. A., i cili i kishte porositur.
Policia Kufitare në Pikën e Kalimit Kufitar Morinë ka finalizuar operacionin e koduar “JAD 1”, në kuadër të goditjes së trafikimit të armëve të zjarrit dhe mjeteve motorike. Gjatë operacionit është arrestuar një 38-vjeçar nga Kosova, i cili tentoi të fuste në Shqipëri një armë zjarri të fshehur në një automjet tip “BMW”, që rezultoi i vjedhur në Gjermani.
Sipas policisë, në pranga janë vënë shtetasit M. P., 38 vjeç dhe H. A., 34 vjeç, të dy banues në Prishtinë. Në hyrje të Republikës së Shqipërisë është paraqitur shtetasi M. P., i cili drejtonte një automjet tip “Tuareg”, me të cilin kishte rimorkuar një automjet tip “BMW”. Nga verifikimet rezultoi se automjeti tip “BMW” ishte i vjedhur në Gjermani.
Gjatë kontrollit të imtësishëm të kryer nga shërbimet e Policisë Kufitare, brenda automjetit u gjet dhe u sekuestrua një armë zjarri pistoletë me municion luftarak. Në vijim të hetimeve, policia arriti të identifikojë dhe të arrestojë edhe shtetasin H. A., i cili dyshohet se kishte porositur trafikimin e armës dhe të automjetit. Gjithashtu u sekuestruan arma e zjarrit me municion, automjeti tip “BMW”, si dhe automjeti bashkë me rimorkio me të cilin transportohej makina e vjedhur.
Sipas tij, refuzimi i pranimit të kandidaturës nuk është thjesht një çështje procedurale, por një tregues i qartë i mënyrës se si po drejtohet partia.
22:17 50 min më parë30.04.2026.
Autori
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, ka kërkuar rritje të menjëhershme të performancës dhe angazhim më të madh nga strukturat policore gjatë takimeve të zhvilluara në qarqet e Elbasanit dhe Korçës.
20:18 2 h më parë30.04.2026.
Autori
Në konferencën e përbashkët për mediat, Hoxha e cilësoi vizitën si një sinjal të fortë të mbështetjes politike që këto vende i japin Shqipërisë, duke theksuar se partneriteti i ndërtuar ndër vite ka qenë kyç për avancimin e agjendës europiane.
19:49 3 h më parë30.04.2026.
Autori
Gjatë ceremonisë u kujtua edhe historia e aviacionit ushtarak shqiptar, që daton më 24 prill 1951, kur u realizua fluturimi i parë në hapësirën ajrore të vendit nga piloti Peço Polena me avionin tip Jak-9P.
19:09 3 h më parë30.04.2026.
Autori
Sipas dokumentit, janë evidentuar kufizime që lidhen me të drejtat themelore, përfshirë komunikimin me mediat, kontaktet me familjen dhe ndërveprimin me bashkëpunëtorët politikë.
17:16 5 h më parë30.04.2026.
Autori
Seanca e radhës për çështjen “Partizani” është shoqëruar me akuza të forta nga i pandehuri Jamarbër Malltezi, i cili ka kundërshtuar dëshminë e dhënë në gjykatë nga Taulant Balla.
17:16 5 h më parë30.04.2026.
Autori
Ministrja e Arsimit, Mirela Kumbaro, është paraqitur këtë të enjte në Prokurorinë e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, në kuadër të një hetimi në vijim.
17:04 6 h më parë30.04.2026.
Autori
Pasi ka përfunduar dëshminë e tij në seancën e dosjes "Partizani", kreu i grupit parlamentar socialist Taulant tha se shpreson të thirret dhe për dosjen e 21 janarit.
16:18 6 h më parë30.04.2026.
Autori
Organi i akuzës po heton dyshimet se Balluku ka favorizuar kompaninë e Arbër Abazit, përmes një paracaktimi të procedurës fituese. Abazi, administrator i “Alko-Impex General Construction”, rezulton të ketë lidhje familjare me Ballukun, pasi bashkëjeton me vajzën e tezes së saj.
15:10 7 h më parë30.04.2026.
Autori
Komente (0)