Kamioni përplaset me barrierat pranë Shtëpisë së Bardhë, arrestohet shoferi
Autoritetet izoluan përkohësisht zonën, gjithashtu konfirmuan se nga incidenti nuk raportohet për persona të lënduar.
14:25 1 ditë më parë11.03.2026.
AutoriMund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Sipas të dhënave të paraqitura nga ministri i Jashtëm, Ferit Hoxha, 138 shtetas shqiptarë kanë shprehur interes për t’u larguar nga zona e konfliktit, ndërsa 703 qytetarë janë asistuar ose udhëzuar për t’u larguar në forma të ndryshme.
Ministri i Jashtëm, Ferit Hoxha ka raportuar sot në Komisionin Parlamentar për Evropën dhe Punët e Jashtme mbi situatën e shtetasve shqiptarë që ndodhen në zonat e konfliktit në Lindjen e Mesme, duke zbuluar edhe masat e ndërmarra nga institucionet shqiptare.
“Më lejoni të bëj një përmbledhje statistikore mbi numrin e shtetasve tanë në rajon: rezidentë janë 2.962 shtetas shqiptarë në rajon në fillim të konfliktit, ndërsa me qëndrim të përkohshëm janë 543 shtetas. Këta janë udhëtarë”, deklaroi ministri gjatë raportimit në komision.
Ai bëri të ditur se ambasadat shqiptare kanë arritur të kontaktojnë një pjesë shumë të madhe të tyre. “Të kontaktuar nga ambasadat individualisht, një për një, emër për emër, janë 2.511 shtetas, që përbëjnë rreth 85% të totalit”, tha Hoxha.
Sipas të dhënave të paraqitura, 138 shtetas shqiptarë kanë shprehur interes për t’u larguar nga zona e konfliktit, ndërsa 703 qytetarë janë asistuar ose udhëzuar për t’u larguar në forma të ndryshme.
Ministri sqaroi gjithashtu se një pjesë e qytetarëve kanë arritur të largohen individualisht.
“Të larguar individualisht janë përafërsisht 24 shtetas, ndërsa 45 të tjerë janë të planifikuar të largohen individualisht sipas kanaleve dhe mënyrave të sigurta të transportit”, u shpreh ai.
Ndërkohë, një numër i vogël qytetarësh është evakuuar me ndihmën e shteteve partnere.
“Qytetarët që janë evakuuar me asistencën e shteteve të treta janë 17 shtetas. Është praktikë që kur një shtet që ka mundësi më shumë organizon lëvizjen e shtetasve të vet dhe, kur ka vende të lira, ndihmon edhe shtetas të vendeve të tjera”, tha ministri Hoxha.
Autoritetet shqiptare kanë bërë të ditur se kontaktet me qytetarët në rajon vijojnë dhe se ambasadat po ndjekin nga afër çdo rast për të garantuar sigurinë dhe mundësitë e largimit nga vendet e Gjirit, për ata që e kërkojnë.
Konfederata e Sindikatave të Shqipërisë theksoi se ky aksident nuk është një rast i izoluar, por pasojë e problemeve të vazhdueshme të sigurisë në punë në minierë.
13:36 19 min më parë13.03.2026.
Autori
Bëhet me dije se për 48 orë do të bllokohet segmenti rrugor nga stadiumi ‘Elbasan Arena’ deri te rrethrrotullimi i “1 Majit”, ndërsa në qendër të qytetit do të ndalohet parkimi i mjeteve.
13:08 8 min më parë13.03.2026.
Autori
Kryeministri shtoi se përpjekjet për të lidhur refuzimin e kërkesës së SPAK me pengimin e Shqipërisë drejt BE-së ose të reformës në Drejtësi janë “përpjekje të shëmtuara”.
12:54 22 min më parë13.03.2026.
Autori
Të pandehurit vepronin si një grup i strukturuar kriminal ku secili kishte rol të caktuar, që fillonte nga sigurimi i farave narkotike, kultivimi dhe prodhimi, deri tek shpërndarja dhe shitja e kanabisit.
12:46 30 min më parë13.03.2026.
Autori
Dokumenti vjen si shtesë e raporteve të mëparshme dhe synon të nxjerrë në pah shkeljet e vazhdueshme të të drejtave të Veliajt gjatë hetimit dhe ndjekjes penale.
12:18 58 min më parë13.03.2026.
Autori
Togat e zeza vendosën pushimin e akuzave për shkak të parashkrimit të ndjekjes penale, pasi kishte kaluar afati 5-vjeçar i përcaktuar nga ligji.
12:05 1 h më parë13.03.2026.
Autori
Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër regjistroi procedimin penal dhe nisi hetimet për rastin.
10:38 2 h më parë13.03.2026.
Autori
Në pranga janë vënë dy shtetas, banues në Prishtinë. 38-vjeçari M. P., i cili po i transportonte drejt Shqipërisë dhe 34-vjeçari H. A., i cili i kishte porositur.
09:16 4 h më parë13.03.2026.
Autori
Reshjet lokale të shiut priten të bëhen prezente në orët e mesditës deri pasdites përgjatë relieveve malore në lindje dhe juglindje të territorit.
08:11 5 h më parë13.03.2026.
Autori
Komente (0)