Mot i kthjellët me alternime vranësirash, ja parashikimi për të premten

Reshjet lokale të shiut priten të bëhen prezente në orët e mesditës deri pasdites përgjatë relieveve malore në lindje dhe juglindje të territorit.

13.03.2026. 08:11

Mot i kthjellët me alternime vranësirash, ja parashikimi për të premten

Për ditën e premte vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike kryesisht të qëndrueshme. Moti parashikohet me kthjellime e alternime vranësirash deri mesatare.

Reshjet lokale të shiut priten të bëhen prezente në orët e mesditës deri pasdites përgjatë relieveve malore në lindje dhe juglindje të territorit. Era do të fryjë me drejtim juglindje - veriperëndim me shpejtësi mesatare 5 m/s.

Sipas Shërbimi Meteorologjik Ushtarak, do të ketë valëzim në detet Adriatik dhe Jon i forces 2-4 ballë.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)