Sulmohen me raketa Emiratet e Bashkuara Arabe, digjet porti i naftës
Fujairah është porti dhe objekti më i madh i magazinimit të naftës në Emiratet e Bashkuara Arabe.
18:18 1 ditë më parë04.05.2026.
AutoriMund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër regjistroi procedimin penal dhe nisi hetimet për rastin.
Gjykata ka vendosur masën e sigurisë “arrest në burg” për një 67-vjeçar, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Përfshirja në marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me të mitur”.
Sipas njoftimit zyrtar, më 6 mars 2026, mbi bazën e kallëzimit penal të një të miture që dyshohet të jetë viktimë e kësaj vepre penale, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër regjistroi procedimin penal dhe nisi hetimet për rastin.
Gjatë veprimeve hetimore të kryera nga organet kompetente, u identifikuan edhe dy shtetas të tjerë të mitur në cilësinë e viktimave të dyshuara. Hetimet për këtë çështje vijojnë, ndërsa autoritetet po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
NJOFTIMI I PROKURORISË GJIROKASTËR
Me kërkesë të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, u caktua masa e sigurisë “Arrest në burg” për personin nën hetim V.S., si i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Përfshirja në marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me të mitur”, parashikuar nga neni 100/4 i Kodit Penal.
Më datë 06.03.2026, mbi bazën e kallëzimit penal të viktimës së mitur të veprës penale, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, regjistroi procedimin penal nr.111/2026, për veprën penale “Përfshirja në marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me të mitur”, parashikuar nga neni 100/4 i Kodit Penal.
Në kuadër të këtij procedimi, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, në bashkëpunim me shërbimet e Policisë Gjyqësore, në Drejtorinë Vendore të Policisë Gjirokastër, u ngrit një grup hetimor dhe u bë e mundur zbardhja e rrethanave të ngjarjes, ku në vijim të kryerjes së veprimeve hetimore u identifikuan dhe dy shtetas të mitur të tjerë, në cilësinë e viktimës së veprës penale të parashikuar nga neni 100/4 i Kodit Penal, me autor të dyshuar shtetasin V.S., 67 vjeç.
Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, shpreh gatishmërinë dhe garanton një angazhim maksimal, për një hetim të menjëhershëm dhe me prioritet për çdo kallëzim penal me viktimë të veprës penale shtetas të mitur.
Sipas Institutit të Gjeoshkencave, sot priten reshje lokalisht të dobëta në qarqet Korçë, Vlorë dhe Gjirokastër, ndërsa në qarqet e tjera nuk priten reshje.
07:03 4 h më parë06.05.2026.
Autori
Tubimi u zhvillua pa deklarata për mediat, ndërsa heshtja u kthye në një formë simbolike proteste ndaj institucioneve vendore.
21:26 4 h më parë05.05.2026.
Autori
Në kuadër të diskutimeve për Reformën Administrativo-Territoriale, qyteti bregdetar ka pritur këtë të martë një dëgjesë publike të Komisionit të Posaçëm, ku janë përballur qëndrimet e mazhorancës dhe opozitës.
20:44 5 h më parë05.05.2026.
Autori
Ka ndërruar jetë në moshën 89-vjeçare. Gjatë karrierës së tij, ka qenë i angazhuar në radhët e Partisë Socialiste dhe është konsideruar një nga figurat që ka ndikuar në debatet dhe vendimmarrjet e rëndësishme të asaj periudhe.
20:32 5 h më parë05.05.2026.
Autori
Berisha përsëriti kritikat e forta ndaj qeverisë së drejtuar nga Edi Rama, duke e akuzuar për përqendrim pushteti dhe për lidhje me grupe kriminale.
20:16 5 h më parë05.05.2026.
Autori
Ai foli edhe për nevojën për të luftuar dezinformimin dhe për të mbrojtur arritjet e qeverisë në procesin e integrimit, duke theksuar se Shqipëria ndodhet “në pikën më të mirë të saj ndonjëherë”.
20:08 5 h më parë05.05.2026.
Autori
Gjykata e Elbasanit ka lënë në burg 10 të arrestuarit për shpërndarje narkotikësh në qytetet e qarkut.
19:57 6 h më parë05.05.2026.
Autori
Rama dënon ashpër veprimet e Iranit, duke e akuzuar atë për eksportim të dhunës dhe destabilitetit përtej kufijve të tij.
19:29 6 h më parë05.05.2026.
Autori
Në dëshminë e dhënë gjatë hetimeve, Klementin Islamaj ka treguar se është përballur me skena të rënda në banesë dhe se, pas konfliktit me të atin, ka reaguar në gjendje të fortë tronditjeje.
19:01 7 h më parë05.05.2026.
Autori
Komente (0)