Dronë dhe gomone ushtarake izraelite rrethojnë flotiljen e dytë me ndihma drejt Gazës
Aktivistët raportojnë gjithashtu ndërprerje të komunikimeve dhe humbje kontakti me disa prej anijeve.
07:08 17 h më parë30.04.2026.
AutoriMund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Drejtori i Policisë apeloi për më shumë profesionalizëm, integritet dhe sjellje shembullore nga ana e efektivëve, me synim garantimin e një sigurie më të lartë në rrugët e vendit.
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita ka zhvilluar ditët e fundit disa takime me efektivët e Policisë Rrugore në Tiranë dhe drejtues të strukturave të rendit në qarqe, ku ka kërkuar një qasje të re në menaxhimin e trafikut dhe forcimin e sigurisë rrugore në vend.
Gjatë këtyre takimeve, Hita theksoi nevojën për shmangien e ndalimeve të pajustifikuara të automjeteve në akset nacionale, duke orientuar strukturat drejt përdorimit më të gjerë të teknologjisë moderne. Ai nënvizoi rëndësinë e radarëve, pajisjeve për matjen e shpejtësisë dhe dronëve si mjete efektive për monitorimin dhe kontrollin e trafikut.
Një tjetër kërkesë e rëndësishme ishte përpunimi i shpejtë i masave administrative, të cilat sipas tij duhet të hidhen në sistem brenda ditës për të rritur efikasitetin dhe transparencën.
Në fokus të veçantë u vendosën edhe kontrollet në zonat urbane, ku u kërkua rritje e rigorozitetit ndaj parkimeve të gabuara, shkeljeve të rregullave të qarkullimit rrugor, drejtimit të automjeteve në gjendje të dehur, si dhe ndaj mjeteve të modifikuara që krijojnë zhurmë dhe rrezik për përdoruesit e rrugës.
Drejtori i Përgjithshëm vuri theksin edhe te përgatitjet për sezonin turistik, siguria pranë institucioneve arsimore dhe bashkëpunimi mes strukturave të ndryshme policore, përfshirë Patrullat e Përgjithshme dhe njësinë “Shqiponjat”.
Sipas tij, refuzimi i pranimit të kandidaturës nuk është thjesht një çështje procedurale, por një tregues i qartë i mënyrës se si po drejtohet partia.
22:17 2 h më parë30.04.2026.
Autori
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, ka kërkuar rritje të menjëhershme të performancës dhe angazhim më të madh nga strukturat policore gjatë takimeve të zhvilluara në qarqet e Elbasanit dhe Korçës.
20:18 4 h më parë30.04.2026.
Autori
Në konferencën e përbashkët për mediat, Hoxha e cilësoi vizitën si një sinjal të fortë të mbështetjes politike që këto vende i japin Shqipërisë, duke theksuar se partneriteti i ndërtuar ndër vite ka qenë kyç për avancimin e agjendës europiane.
19:49 4 h më parë30.04.2026.
Autori
Gjatë ceremonisë u kujtua edhe historia e aviacionit ushtarak shqiptar, që daton më 24 prill 1951, kur u realizua fluturimi i parë në hapësirën ajrore të vendit nga piloti Peço Polena me avionin tip Jak-9P.
19:09 5 h më parë30.04.2026.
Autori
Sipas dokumentit, janë evidentuar kufizime që lidhen me të drejtat themelore, përfshirë komunikimin me mediat, kontaktet me familjen dhe ndërveprimin me bashkëpunëtorët politikë.
17:16 7 h më parë30.04.2026.
Autori
Seanca e radhës për çështjen “Partizani” është shoqëruar me akuza të forta nga i pandehuri Jamarbër Malltezi, i cili ka kundërshtuar dëshminë e dhënë në gjykatë nga Taulant Balla.
17:16 7 h më parë30.04.2026.
Autori
Ministrja e Arsimit, Mirela Kumbaro, është paraqitur këtë të enjte në Prokurorinë e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, në kuadër të një hetimi në vijim.
17:04 7 h më parë30.04.2026.
Autori
Pasi ka përfunduar dëshminë e tij në seancën e dosjes "Partizani", kreu i grupit parlamentar socialist Taulant tha se shpreson të thirret dhe për dosjen e 21 janarit.
16:18 8 h më parë30.04.2026.
Autori
Organi i akuzës po heton dyshimet se Balluku ka favorizuar kompaninë e Arbër Abazit, përmes një paracaktimi të procedurës fituese. Abazi, administrator i “Alko-Impex General Construction”, rezulton të ketë lidhje familjare me Ballukun, pasi bashkëjeton me vajzën e tezes së saj.
15:10 9 h më parë30.04.2026.
Autori
Komente (0)