E rëndë në Lezhë, nëna i jep fund jetës pasi mësoi vdekjen e të birit

Qyteti i Lezhës është tronditur nga një ngjarje tepër e rëndë. Policia bën me dije se një 72-vjeçare në fshatin Lalm i Ri i ka dhënë fund jetës vetëm 24 orë pasi mësoi për ndarjen nga jetë të të birit 42-vjeçar.

20.12.2025. 10:37

E rëndë në Lezhë, nëna i jep fund jetës pasi mësoi vdekjen e të birit

Qyteti i Lezhës është tronditur nga një ngjarje tepër e rëndë. Policia bën me dije se një 72-vjeçare i ka dhënë fund jetës vetëm 24 orë pasi mësoi për ndarjen nga jetë të të birit.

Mësohet se ngjarja ka ndodhur në fshatin Lalm i Ri. E moshuara, Prene Marku ka varur veten në kushtet e gjendjes së rënduar emocionale, pasi nuk arriti të përballojë humbjen e djalit 42-vjeçar,  cili u gjet pa shenja jete në dyqanin e tij.

Sa i përket shkaqeve të ndarjes nga jetë të Aleksandër Markut, policia bën me dije se dyshohet që vdekja ka ardhur për shkaqe natyrale, pasi nga këqyrja paraprake e trupit nuk janë vërejtur shenja dhune.

“Rreth orës 19:30 të mbrëmjes së djeshme, në lagjen Gurra, Lezhë, në dyqanin e tij me vegla pune, është gjetur pa shenja jete shtetasi A. M., 42 vjeç, banues në fshatin Lalm, Lezhë. Nga veprimet e para hetimore nuk janë konstatuar shenja dhune dhe paraprakisht dyshohet se vdekja ka ardhur për shkaqe natyrale.

Ndërkohë, dyshohet se nëna e tij, shtetasja P. M., 72 vjeçe, pas marrjes së lajmit për humbjen e jetës së djalit të saj, në gjendje të rënduar psikologjike, dyshohet se ka varur veten”, informon policia.

Sakaq, e ëma e 42-vjeçarit u gjet pa shenja jete nga familjarët në ambientet e shtëpisë. Trupat e pajetë janë dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Tiranë, për kryerjen e ekspertizës mjekoligjore dhe përcaktimin e saktë të shkakut të humbjes së jetës.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)