Aksident në aksin Korçë-Maliq, një person në gjendje të rëndë

Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në orët e pasdites së të mërkurës në aksin Korçë-Maliq, ku një përplasje mes një automjeti dhe një biçiklete ka përfunduar me pasoja serioze për drejtuesin e saj.

23.12.2025. 18:23

Aksident në aksin Korçë-Maliq, një person në gjendje të rëndë

Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në orët e pasdites së të mërkurës në aksin Korçë-Maliq, ku një përplasje mes një automjeti dhe një biçiklete ka përfunduar me pasoja serioze për drejtuesin e saj. Aksidenti ka ndodhur në afërsi të fshatit Sovjan.

Sipas të dhënave paraprake, automjeti ka goditur një person që po lëvizte me biçikletë, i cili si pasojë ka mbetur i plagosur rëndë. I dëmtuari është transportuar me urgjencë drejt spitalit të Korçës, ku po merr ndihmën e nevojshme mjekësore dhe ndodhet nën kujdes intensiv.

Rrethanat në të cilat ka ndodhur aksidenti mbeten ende të paqarta. Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur forcat e Policisë Rrugore, të cilat kanë nisur hetimet për të zbardhur shkaqet dhe për të përcaktuar përgjegjësitë e mundshme.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)