Aksident në Lushnje, makina përplaset me motorin, plagoset rëndë i riu

Një aksident me pasojë plagosjen e një të riu është regjistruar mëngjesin e së premtes në qytetin e Lushnjes. I riu udhëtonte me motor kur u përplas me një makinë.

26.12.2025. 10:29

Aksident në Lushnje, makina përplaset me motorin, plagoset rëndë i riu

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar paraditen e sotme në unazën e qytetit të Lushnjës, ku një motoçikletë është përplasur me një automjet që po dilte nga ambientet e një biznesi buzë rrugës.

Përplasja ka qenë tepër e fortë dhe për pasojë është plagosur rëndë drejtuesi i motoçikletës, Marjus Doksani, rreth 30 vjeç. Sipas burimeve, ai është transportuar me urgjencë drejt spitalit, ku ndodhet në gjendje kritike për jetën.

Menjëherë pas aksidentit, në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë Rrugore dhe patrulla të policisë, të cilat po kryejnë veprimet hetimore për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e ngjarjes.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)