Aksident në Korçë, makina del nga rruga, plagosen të rinjtë

Dy të rinj mbetën të plagosur në një aksident pranë Korçës, pasi mjeti me të cilin udhëtonin doli nga rruga.

29.12.2025. 16:25

Aksident në Korçë, makina del nga rruga, plagosen të rinjtë

Një aksident rrugor është regjistruar pasditen e së hënës në aksin rrugor Korçë-Ersekë, ku për pasojë ka mbetur i plagosur një çift të rinjsh.

Sipas të dhënave, djali që drejtonte makinën, ka humbur kontrollin e saj dhe për pasojë mjeti ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në një fushë të mbjellë.

Ngjarja u regjistrua pranë fshatit Kamenicës, teksa paraprakisht raportohet se dy të rinjtë janë jashtë rrezikut për jetën, por me disa dëmtime të vogla.

Forcat e policisë kanë shkuar në vendin e aksidentit dhe po hetojnë për zbardhjen e shkaqeve.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)