Një konflikt personal ka përfunduar në dyert e policisë, duke çuar në ndalimin e një zyrtareje të lartë të Ministrisë së Brendshme. Policia e Tiranës ka ndaluar drejtoreshën Alma Bime, e dyshuar për kanosje përmes mesazheve dhe për djegien e orendive shtëpiake në banesën e ish-bashkëjetuesit të saj, në zonën e Kinostudios.
Sipas burimeve policore, ngjarja lidhet me një përplasje të vazhdueshme mes Bimes dhe ish-bashkëjetuesit të saj, Mareglen Tomori, i cili zotëron një vilë trekatëshe në rrugën “Hysen Xhura”. Prej disa kohësh, Tomori kishte punësuar një shtetas të huaj me leje qëndrimi në Shqipëri, i cili banonte në katin e parë të vilës dhe kujdesej për kopshtin.
Hetimet tregojnë se pas prishjes së marrëdhënies, Bime ka shkuar në banesë dhe dyshohet se i ka vënë flakën një krevati. Konflikti është përshkallëzuar më tej edhe me punëtorin e huaj, të cilin ajo e ka akuzuar për bashkëpunim me ish-bashkëjetuesin dhe e ka kanosur përmes mesazheve, duke i përmendur edhe heqjen e lejes së qëndrimit.
Denoncimi është bërë nga Tomori, i cili ka dorëzuar në polici mesazhet dhe ka paraqitur dëshmitarë për të mbështetur pretendimet e tij.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)