Pronari shqiptar i “fast-food”-it dhe djali i tij qëllohet me armë në “zemër” të Athinës

Të shtëna me armë zjarri kanë tronditur Athinën në orët e para të mëngjesit të së hënës, ku një 70-vjeçar shqiptar, pronar i një fast-food-i, dhe djali i tij 39-vjeçar mbetën të plagosur.

Burimi: Protothema

12.01.2026. 09:27

Pronari shqiptar i “fast-food”-it dhe djali i tij qëllohet me armë në “zemër” të Athinës

Një 70-vjeçar shqiptar, pronar i një “fast-food”-i në Athinë dhe djali i tij 39-vjeçar, janë qëlluar me armë zjarri në orët e para të mëngjesit të së hënës.

Sipas informacioneve paraprake nga mediat greke, tre persona kanë mbërritur rreth orës 02:40 me automjet pranë biznesit që ndodhet në rrugën Agoniston Polytechniou dhe kanë hapur zjarr drejt tyre.

Nga të shtënat, 70-vjeçari, me origjinë nga Shqipëria, është plagosur me armë zjarri në këmbë, ndërsa djali i tij ka marrë plagë në kofshë dhe pulpë. Të dy janë transportuar për ndihmë mjekësore dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Në vendngjarje, policia greke ka gjetur dhe sekuestruar katër gëzhoja, ndërsa autorët janë larguar menjëherë me automjet drejt një drejtimi të panjohur.

Hetimet për zbardhjen e ngjarjes janë marrë nga Shërbimi Kundër Krimit të Organizuar, i njohur si “FBI-ja greke”, ndërsa po shqyrtohen pamjet e kamerave të sigurisë dhe pistat e mundshme të atentatit.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)