Në GJKKO ka nisur seanca ndaj Leonard Dukës, për të cilin SPAK ka kërkuar 32 vite burg. Avokatja mbrojtëse u shpreh se konkluzionet e SPAK nuk janë të bazuara në prova e ligj.
“Dëshmia e Blendi Tetës, që pretendon se është kërcënuar dhe vendosur nën presion nga Policia e Shtetit dhe Ervis Martini, nuk mund të përdoret nga prokurori në konkluzione përfundimtare. Ajo nuk i shërben së vërtetës, por është fabrikim prove", tha Melina Gjeta, avokate mbrojtëse.
Vetë Duka tha se është i pafajshëm dhe se prokuroria nuk ka asnjë fakt kundër tij.
Ndërsa nëna e viktimës, Santiago Malko kërkoi dënim të rëndë për të. “Leonard Duka më ka vrarë djalin. Me solli Erlis Dukën dhe Ilir Selmanin dhe më tha që s’kam gjë me Santin, por doli e më vrau djalin në mes të rrugës. Unë nuk dua dënim të përjetshëm, dua dënim me vdekje për këtë”, u shpreh ashpër ajo.
Gjykata do të japë vendimin për këtë çështje më 21 janar, ora 11:45.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)