Sulmohen me raketa Emiratet e Bashkuara Arabe, digjet porti i naftës
Fujairah është porti dhe objekti më i madh i magazinimit të naftës në Emiratet e Bashkuara Arabe.
18:18 1 ditë më parë04.05.2026.
AutoriMund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Policia e Durrësit ka goditur dy raste të tentativës për të korruptuar policët rrugorë për tia shmangur gjobës.
Policia e Durrësit ka goditur dy raste të tentativës për të korruptuar policët rrugorë për tia shmangur gjobës.
Sipas burimeve zyrtare dy të rinj, të cilët nga testi i alkoolit rezultuan të dehur në timon, kanë tentuar tu japin policëve 2 dhe 5 mijë lekë, për të mos marrë penalizim.
NJOFTIMI I PLOTE
Policia Rrugore, brenda 12 orëve, godet dy raste të tentativës për të korruptuar punonjësit e Policisë Rrugore.
Drejtonin automjetet në gjendje të dehur dhe, për të shmangur testin e alkoolit, u ofruan shuma parash punonjësve të Policisë Rrugore; vihen në pranga dy shtetas.
Në pranga edhe dy drejtues të tjerë automjetesh, njëri për drejtim automjeti në gjendje të dehur dhe tjetri për drejtim automjeti pa leje drejtimi dhe nën ndikimin e alkoolit.
Shërbimet e Sektorit të Policisë Rrugore në DVP Durrës kanë intensifikuar monitorimet me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore.
Gjatë monitorimeve intensive, në rrugën “Adria” dhe në Sukth, janë konstatuar dy automjete që kryenin manovra të rrezikshme në rrugë dhe janë ndaluar menjëherë.
Në momentin që punonjësit e Policisë Rrugore u kanë kërkuar drejtuesve të automjeteve kryerjen e testit të alkoolit, dy drejtuesit, shtetasit Sh. D. dhe A. Sh., kanë tentuar të korruptojnë punonjësit e Policisë Rrugore duke ofruar shuma parash, konkretisht 2000 dhe 5000 lekë të rinj, për të shmangur kryerjen e testit të alkoolit.
Nga kryerja e testit të alkoolit për drejtuesin e automjetit në rrugën “Adria”, shtetasin Sh. D., rezultoi se drejtonte automjetin në gjendje të dehur, në masën 1.13 mg/l.
Ndërsa drejtuesi i automjetit në Sukth rezultoi se drejtonte automjetin në gjendje të dehur, në masën 0.55 mg/l.
Gjithashtu, gjatë monitorimeve në rrugën “Vllazërimi”, është konstatuar automjeti me drejtues shtetasin A. R., 44 vjeç, i cili nga testi i alkoolit rezultoi se drejtonte automjetin në gjendje të dehur, në masën 0.79 mg/l.
Po gjatë monitorimeve në rrugën “Miqësia”, është konstatuar automjeti me drejtues shtetasin H. K., 22 vjeç, i cili drejtonte automjetin pa leje drejtimi dhe nën ndikimin e alkoolit, në masën 0.55 mg/l.
Në përfundim të veprimeve procedurale, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve Sh. D., 61 vjeç, A. Sh., 51 vjeç, A. R., 44 vjeç dhe H. K., 22 vjeç, për veprat penale “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike” dhe “Drejtimi i automjetit në mënyrë të parregullt”.
Në kuadër të diskutimeve për Reformën Administrativo-Territoriale, qyteti bregdetar ka pritur këtë të martë një dëgjesë publike të Komisionit të Posaçëm, ku janë përballur qëndrimet e mazhorancës dhe opozitës.
20:44 37 min më parë05.05.2026.
Autori
Ka ndërruar jetë në moshën 89-vjeçare. Gjatë karrierës së tij, ka qenë i angazhuar në radhët e Partisë Socialiste dhe është konsideruar një nga figurat që ka ndikuar në debatet dhe vendimmarrjet e rëndësishme të asaj periudhe.
20:32 49 min më parë05.05.2026.
Autori
Berisha përsëriti kritikat e forta ndaj qeverisë së drejtuar nga Edi Rama, duke e akuzuar për përqendrim pushteti dhe për lidhje me grupe kriminale.
20:16 1 h më parë05.05.2026.
Autori
Ai foli edhe për nevojën për të luftuar dezinformimin dhe për të mbrojtur arritjet e qeverisë në procesin e integrimit, duke theksuar se Shqipëria ndodhet “në pikën më të mirë të saj ndonjëherë”.
20:08 1 h më parë05.05.2026.
Autori
Gjykata e Elbasanit ka lënë në burg 10 të arrestuarit për shpërndarje narkotikësh në qytetet e qarkut.
19:57 1 h më parë05.05.2026.
Autori
Rama dënon ashpër veprimet e Iranit, duke e akuzuar atë për eksportim të dhunës dhe destabilitetit përtej kufijve të tij.
19:29 1 h më parë05.05.2026.
Autori
Në dëshminë e dhënë gjatë hetimeve, Klementin Islamaj ka treguar se është përballur me skena të rënda në banesë dhe se, pas konfliktit me të atin, ka reaguar në gjendje të fortë tronditjeje.
19:01 2 h më parë05.05.2026.
Autori
Gjyqtarja Etleva Deda vendosi lënien në fuqi të vuajtjes së pjesës së mbetur të dënimit prej 6 muaj e 10 ditësh burg.
18:33 2 h më parë05.05.2026.
Autori
Sipas analizës, numri i të rinjve shqiptarë që ndjekin studimet jashtë është rritur ndjeshëm vitet e fundit, me një ritëm më të lartë se vendet e tjera të rajonit.
18:17 3 h më parë05.05.2026.
Autori
Komente (0)