Ndryshime në nivel drejtuesi në administratë, Genti Gazheli ikën nga Doganat
Qeveria pritet të miratojë sot një seri vendimesh që sjellin ndryshime të rëndësishme në drejtimin e institucioneve kyçe shtetërore.
13:06 21 min më parë28.01.2026.
AutoriMund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Dosja e trafikut ndërkombëtar të drogës, që prej vitesh ka qenë në qendër të vëmendjes së drejtësisë shqiptare, ka marrë këtë javë një vendim përfundimtar.
Dosja e trafikut ndërkombëtar të drogës, që prej vitesh ka qenë në qendër të vëmendjes së drejtësisë shqiptare, ka marrë këtë javë një vendim përfundimtar. Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka shpallur fajtorë Moisi Habilajn dhe Nezar Seitin, duke i dënuar ata me gjithsej 27 vite burg për veprat penale të trafikimit të lëndëve narkotike dhe pjesëmarrjes në grup të strukturuar kriminal.
Sipas vendimit të dhënë, Moisi Habilaj u dënua fillimisht me 15 vite burg, por për shkak të gjykimit të shkurtuar përfitoi ulje të dënimit me 1/3, duke u dënuar përfundimisht me 10 vite burg. Ndërkohë, Nezar Seiti u dënua me 12 vite burg, që pas aplikimit të së njëjtës procedure u reduktua në 8 vite heqje lirie. Të dy do ta vuajnë dënimin në burg të sigurisë së lartë.
GJKKO vendosi gjithashtu pushimin e çështjes për Fatmir Minajn dhe Maridian Sulajn, pasi rezulton se ata janë dënuar më herët me vendim të formës së prerë për të njëjtat fakte penale, duke mos lejuar vijimin e ndjekjes penale për të njëjtën çështje.
Në kuadër të vendimit, gjykata urdhëroi edhe konfiskimin e një mjeti lundrues gomone, i përdorur për aktivitetin kriminal, si dhe ngarkimin e shpenzimeve proceduriale ndaj të pandehurve të shpallur fajtorë. Vendimi mund të ankimohet në Apelin e Posaçëm brenda 15 ditëve.
Qëllimi i udhëtimit është forcimi i bashkëpunimit mes Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë mbi disa prioritete të përbashkëta strategjike.
13:21 6 min më parë28.01.2026.
Autori
Mazhoranca socialiste kërkoi spostimin për një datë të pacaktuar, SPAK ka kërkuar arrestimin e zv.kryeministres.
13:10 17 min më parë28.01.2026.
Autori
Qeveria pritet të miratojë sot një seri vendimesh që sjellin ndryshime të rëndësishme në drejtimin e institucioneve kyçe shtetërore.
13:06 21 min më parë28.01.2026.
Autori
Sistemi gjyqësor po përballet me gjithnjë e më shumë çështje familjare, duke e kthyer krizën e martesës në një sfidë të rëndësishme sociale dhe institucionale.
12:17 1 h më parë28.01.2026.
Autori
Instituti i Gjeoshkencave bën të ditur se këtë të mërkurë rikthehen reshjet, e në qarqet Vlorë, Shkodër e Gjirokatër për shkak të shtrëngatave dhe intensitetit të lartë të reshjeve.
07:35 5 h më parë28.01.2026.
AutoriNjë 45-vjeçar është plagosur me armë zjarri pas një konflikti me dy kushërinj. Sipas informacioneve paraprake ngjarja ka ndodhur rreth orës 22.30 në lagjen Kodër Shijak.
07:02 6 h më parë28.01.2026.
Autori
BE ka ndarë 171 milionë euro për zhvillimin e infrastrukturës dhe sektorit privat në Ballkanin Perëndimor, por Kosova përjashtohet për momentin për shkak të mungesës së ratifikimit të Marrëveshjes së Kredisë dhe Fondeve.
19:23 18 h më parë27.01.2026.
Autori
Deputeti i Partisë Mundësia, Agron Shehaj akuzoi mazhorancën se ka marrë në mbrojtje Belinda Ballukun, e cila akuzohet nga Struktura e Posaçme për abuzim me fondet e shqiptarëve.
19:07 18 h më parë27.01.2026.
Autori
SPAK ka çuar në gjykatë dosjen ndaj 11 të pandehurve që dyshohet se trafikonin kokainë nga Amerika Latine përmes lëkurëve të kafshëve.
18:51 18 h më parë27.01.2026.
Autori
Komente (0)