Sulmohen me raketa Emiratet e Bashkuara Arabe, digjet porti i naftës
Fujairah është porti dhe objekti më i madh i magazinimit të naftës në Emiratet e Bashkuara Arabe.
18:18 17 h më parë04.05.2026.
AutoriMund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Dy stomatologët që kanë në pronësi klinikën akuzohen edhe për mashtrim, si edhe për vazhdim të aktivitetit në mënyrë të paligjshme, edhe pas ngjarhjes së rëndë.
Ndarja nga jeta e djaloshit 3-vjeçar, Brian Spahiu në shtator të vitit 2023 tronditi rëndë opinionin. I mituri i’u nënshtrua ndërhyrjes në 14 dhëmbë në klinikën “Splendent” në Tiranë, të drejtuar nga R.Xh. dhe I.Xh. Por, vetëm pak orë pasi u kthye në shtëpi, ai u dërgua me urgjencë në Pediatrinë e spitalit “Nënë Tereza”, në gjendje të rëndë shëndetësore.
Më 28 shtator 2023, i mituri përfundoi në koma dhe me insuficencë respiratore akute. Vetëm disa ditë më vonë, ai ndërroi jetë në spital. Tashmë, Prokuroria e Tiranës përfundoi hetimet për ngjarjen, duke dërguar në gjyq shtatë persona. Tre prej tyre, mjeku me inicialet R.Xh., vajza e tij, I.Xh. dhe një tjetër dentist me inicialet M.G., akuzohen për “vrasje nga pakujdesia” dhe “për mashtrim”.
Akuza e fundit u ngrit sepse klinika ka marrë nga prindërit e fëmijës pagesën për mbushjen e 14 dhëmbëve, por në fakt rezultoi se gjashtë prej dhëmbëve ishin hapur dhe nuk ishin mbushur. Gjithashtu, I.XH akuzohet se vazhdonte aktivitetin në mënyrë të paligjshme edhe pas ngjarjes.
Mes personave që përfunduan në gjyq janë edhe mjekët roje të Pediatrisë, me inicialet V.A. dhe D.S., që sipas Prokurorisë nuk zbatuan protokollet mjekësore për të përcaktuar diagnozën e duhur dhe rrjedhimisht trajtimin me antibiotikë të përshtatshëm. Gjithashtu të akuzuar janë edhe dy ekspertë të ekspertizës mjekoligjore, me inicialet E.S. dhe E.A., për shkelje të rëndë të protokolleve mjekësore në kryerjen e autopsisë.
Prokuroria kreu riekspertim mjekoligjor, e mbështetur edhe nga ekspertë italianë. Ata zbuluan se “shkaku kryesor i vdekjes së pacientit ishte shoku septik i rëndë”. Sipas ekspertizës “anestezisti dhe stomatologët që trajtuan të miturin kanë shkelur rëndë protokollet mjekësore” të cilat kanë lidhje të drejtpërdrejtë me vdekjen e tij.
Aksidenti i të dielës në Durrës, ku dy fëmijë humbën jetën në mënyrë tragjike ka shokuar mbarë opinionin publik, duke kërkuar ashpërsim të masave për të shmangur tragjedi të tjera të tilla.
11:32 1 min më parë05.05.2026.
Autori
Policia e Tiranës ka nisur hetimet ndaj dy personave të cilët kryenin këmbim valutor pa licencë. Ata janë zbuluar në zonën e njohur tashmë në qendër të Tiranës, te "Dollari", ku janë sekuestruar një sasi prej 24 mijë eurosh, 13 mijë dollarë dhe 470 mijë lekë.
11:17 15 min më parë05.05.2026.
Autori
Të dhënat tregojnë se shqiptarët kanë dërguar jashtë vendit rreth 760 milionë euro për blerje pronash, një vlerë kjo sa 2.5% të PBB-së së vendit. Kjo shifër dëshmon për një akumulim të lartë kapitali në duart e individëve dhe kompanive shqiptare, të cilët po e zhvendosin pasurinë e tyre jashtë.
11:07 25 min më parë05.05.2026.
Autori
Më 11 mars, GJKKO e dënoi Bllakon me 4 vite burg për akuzën e korrupsionit pasiv të zyrtarëve të lartë në dy raste, por për shkak të gjykimit të shkurtuar, dënimi i tij u reduktua në 2 vite e 8 muaj burg.
10:00 1 h më parë05.05.2026.
Autori
Në Gjykatën Kushtetuese mbahet sot seanca për ankesën e Partisë Demokratike për ngritjen e dy komisioneve hetimore që ka kërkuar në Kuvend, atë të zgjedhjeve të 11 majit dhe "McGonigal".
09:52 1 h më parë05.05.2026.
Autori
Policia e Portit të Durrësit ka arritur të zbulojë një sasi të konsiderueshme fara kanabisi në një furgon që po hynte në Shqipëri në port.
09:32 2 h më parë05.05.2026.
Autori
Kryeministri Edi Rama ka nisur prej orës 08.30 drejtuesit politikë të qarqeve të Partisë Socialiste në kuadër të turit "Punët për Shqipërinë"
08:58 2 h më parë05.05.2026.
Autori
Këtë të martë nuk priten reshje në të gjitha qarqet e vendit, sipas Institutit të Gjeoshkencave.
07:08 4 h më parë05.05.2026.
Autori
Sali Berisha iu bëri thirrje të rinjve që të bashkohen në protestën e 8 majit edhe për të shprehur indinjatën e tyre për ngjarjet e fundit të rënda dhe për kushtet e vështira ku ata jetojnë.
19:57 15 h më parë04.05.2026.
Autori
Komente (0)