"Fole" prostitucioni tek tregu Çam, kapen dy vajza nga Kazakistani

Dy vajza nga Kazakistani janë ndaluar nga policia e Tiranës pasi ushtronin prostitucion në një apartament që kishin marrë me qira. Sipas policisë hetimet nisën dhe një për një 33-vjeçar që dyshohet të jetë përfituesi i kësaj veprimtarie.

17.02.2026. 14:15

"Fole" prostitucioni tek tregu Çam, kapen dy vajza nga Kazakistani

Dy vajza nga Kazakistani janë arrestuar nga policia në Tiranë pasi u kapën në flagrancë duke ushtruar prostitucion.

“Foleja” e prostitucionit u zbulua në një apartament të marrë me qira, në rrugën “Çameria”, ku policia po ashtu sekuestroi një shumë parash të përfituar nga kjo veprimtari dhe 2 celularë.

“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 3, bazuar në informacionet e siguruara për një rast prostitucioni, kanë organizuar dhe finalizuar në drejtimin e Prokurorisë së Tiranës, operacionin policor të koduar “Foleja 4″.  Në kuadër të operacionit u vunë në pranga shtetaset kazakistaneze K. Zh., 19 vjeçe dhe Zh. Sh., 25 vjeçe, pas nga hetimet rezultoi se ushtronin prostitucion, në një apartament që e kishin marrë me qira, në rrugën ‘Çamëria’”, njofton policia.

Gjithashtu, nisi procedimi penal për një shtetas 33-vjeçar, përfitues nga kjo veprimtari.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)