Frigoriferë, TV dhe soba të falsifikuara, sekuestrohen 3000 pajisje elektronike

Antikontrabanda dhe dogana kanë sekuestruar mbi 3000 pajisje elektronike në një magazinë, që dyshohet se ishin të falsifikuara.

22.02.2026. 11:19

Frigoriferë, TV dhe soba të falsifikuara, sekuestrohen 3000 pajisje elektronike

Drejtoria e Antikotrabandës, dogana e Tiranës dhe Drejtoria e Markave dhe Patentave organizuar një operacion të përbashkët në fund të të cilit u sekuestruan mbi 3130 pajisje elektronike të llojeve të ndryshme, të cilat dyshohet se ishin të falsifikuara dhe tregtoheshin pa një autorizim përkatës.

Operacioni, është i disati në llojin e tij, në kuadër të parandalimit të hyrjes dhe tregtimit në vend të produkteve false dhe mbrojtjes së konsumatorëve.

Pajisjet elektronike u sekuestruan në një magazinë të madhe teksa, ende nuk ka detaje lidhur me mënyrën sesi ato kanë hyrë në vend, apo nëse ka pasur persona të arrestuar.

Autoritetet paralajmërojnë se kontrollet do të vijojnë në të gjitha pikat kufitare dhe tregjet e vendit, për të ndëshkuar çdo tentativë abuzimi me ligjin.

Pak ditë më parë, në një operacion të ngjashëm u sekuestruan mijëra veshje të falsifikuara të markave të ndryshme botërore.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)