GJKKO ka lënë në fuqi vendimin për pezullimin nga detyra të ish-zëvendëskryeministres dhe ish-ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, duke rrëzuar kërkesën e saj për ndryshimin e masës.
Vendimi u mor nga Apeli i Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar pas shqyrtimit të ankimit të paraqitur nga Balluku, e cila kundërshtonte masën e pezullimit nga detyra të vendosur më herët.
Pas shqyrtimit të çështjes, trupa gjykuese vendosi të lërë në fuqi vendimin e mëparshëm, duke konfirmuar kështu pezullimin e saj nga funksionet publike.
Ndërkohë, Balluku është shkarkuar edhe nga dy postet që mbante në qeveri, atë të zëvendëskryeministres dhe të ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)