Barrierat e rrugës përfundojnë brenda në makinë, aksident i rëndë pranë tunelit të Llogarasë

Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në hyrje të tunelit të Llogarasë, ku një automjet ka humbur kontrollin dhe është përplasur me barrierat metalike të rrugës.

27.04.2026. 20:04

Përplasja ka qenë e fortë, duke bërë që mbrojtëset të depërtojnë në trupin e mjetit dhe të shkaktojnë dëme të konsiderueshme.

I plagosur ka mbetur drejtuesi i automjetit, 22-vjeçari Endri Cenodemaj, i cili është transportuar në Spitalin e Vlorës dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)