Lëvizte nga Paraguaji në Brazil, dy vite në 'lupë', si u lokalizua Ervin Mata nga Interpoli
Në momentin e ndalimit, autoritetet braziliane i kanë sekuestruar Matës disa dokumente të falsifikuara. Sipas burimeve policore, ai mbante me vete një pasaportë bullgare false, të skaduar në vitin 2024, si edhe një kartë identiteti bullgare të vlefshme deri në vitin 2029, gjithashtu të falsifikuar.
Ervin Mata, i shpallur në kërkim nga SPAK për trafik ndërkombëtar kokaine, është arrestuar në Brazil pas rreth tre vitesh në arrati. 39-vjeçari pritet të ekstradohet drejt Shqipërisë, ku përballet me akuza të rënda për trafik narkotikësh, pastrim parash dhe përfshirje në grup të strukturuar kriminal.
Arrestimi i tij u realizua mbrëmjen e 25 prillit nga forcat speciale braziliane. Mata u ndalua në Ilhabela, në bregdetin e Sao Paulo-s, nga Policia Federale dhe Policia Ushtarake lokale. Në një deklaratë për CNN Brazil, Policia Ushtarake deklaroi se bosi shqiptar i drogës u gjet pasi informacionet e inteligjencës treguan se ai ishte zhvendosur nga rajoni Baixada Santista në Bregun Verior.
Ooperacioni erdhi pas një ndjekjeje të gjatë nga Policia e Shtetit dhe Interpol Tirana, të cilat prej më shumë se dy vitesh monitoronin lëvizjet e tij në disa shtete të Amerikës Latine.
Në momentin e ndalimit, autoritetet braziliane i kanë sekuestruar Matës disa dokumente të falsifikuara. Sipas burimeve policore, ai mbante me vete një pasaportë bullgare false, të skaduar në vitin 2024, si edhe një kartë identiteti bullgare të vlefshme deri në vitin 2029, gjithashtu të falsifikuar.
Po ashtu, Mata përdorte edhe një kartë identiteti të Paraguajit, ku si vendlindje figuronte Mbretëria e Bashkuar. Ky dokument dyshohet se shërbente për të lëvizur më lehtësisht në shtetet e Amerikës Latine, ku ai kishte krijuar bazë veprimi mes Paraguajit dhe Brazilit.
Hetimet tregojnë se Mata shoqërohej me anëtarë të grupeve kriminale paraguajane, duke ngritur dyshime të forta për lidhje të drejtpërdrejta me rrjete ndërkombëtare të trafikut të drogës. Burime hetimore bëjnë me dije se ai mund të ketë jetuar për një periudhë në Paraguaj, ose të ketë lëvizur vazhdimisht mes vendeve të rajonit.
SPAK e shpalli Matën në kërkim në nëntor 2023, si pjesë e një grupi kriminal prej 11 personash, mes të cilëve edhe djali i ish-zyrtarit të policisë Erzen Breçani. Sipas hetimeve, grupi dyshohet se organizoi trafikimin e 250 kilogramëve kokainë nga Brazili drejt aeroportit të Frankfurtit në Gjermani, në fund të shtatorit 2020.
Një operacion ndërkombëtar ka çuar në arrestimin e Ervin Matës në Brazil, një nga personat e shpallur në kërkim ndërkombëtar për trafik droge dhe përfshirje në organizatë kriminale.
Përveç trafikut të drogës, grupi akuzohet edhe për pastrim parash, si dhe për sigurim kushtesh për kryerjen e vrasjeve në Shqipëri.
Ervin Mata është emër i njohur për drejtësinë shqiptare edhe pas konfliktit të bujshëm në ish-Bllok në vitin 2018 me grupin e Ervis Martinajt, ngjarje që përfundoi me vrasjen e Fabian Gaxhës.
Autoritetet shqiptare pritet të ndjekin procedurat për ekstradimin e tij, ndërsa arrestimi konsiderohet një goditje e rëndësishme ndaj rrjeteve të trafikut ndërkombëtar të drogës.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Momente ankthi për fansat gjatë një koncerti në Quito, këngëtarja e mirënjohur italiane, Laura Pausini u detyrua të ndërpresë përkohësisht performancën në skenë dhe të përdorë një maskë oksigjeni për shkak të lodhjes.
Kreu i SPAK Klodjan Braho ka nisur këtë paradite prezantimin e raportit vjetor të institucionit që drejton në Këshillin e Lartë të Prokurorisë. Ai ka falenderuar paraardhësin e tij Altin Dumani në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, ndërsa ka kërkuar edhe disa ndryshime ligjore.
Policia e Shtetit ka ndërmarrë një valë të re ndryshimesh në strukturat drejtuese, duke emëruar drejtues të rinj në disa drejtori kufitare dhe komisariate në vend.
Autoritetet bën me dije se po punohet për një ridizenjim të plotë të sistemit të shpërndarjes, me synim kalimin drejt një shërbimi më modern dhe eliminimin e procedurave fizike.
Hetimet për vrasjen e dyfishtë në Balldren të Lezhës po avancojnë, ndërsa policia ka arritur të sigurojë prova të reja që hedhin dritë mbi organizimin e atentatit ndaj bashkëshortëve Kreshnik dhe Gentjana Mujeci.
Shqipëria përmes ALBGAZ është bërë pjesë e një marrëveshjeje strategjike 20-vjeçare me vlerë 6 miliardë dollarë, në bashkëpunim me kompaninë amerikane Venture Global dhe kompaninë greke Aktor LNG, që synon furnizimin e Europës Jugore me gaz natyror të lëngshëm nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Kafazi i xhamit u kthye në retorikë të hënën teksa në gjyqin e Ilir Metës dhe Erion Veliajt u kërkua heqja e kafazit prej xhami për zyrtarët, për të respektuar kështu të drejtat e njeriut.
Elisa Spiropali duke përdorur termat me të cilat Rama e kritikoi 24 orë më parë, shprehet se nuk po bën dramë politike e as show, ndërsa nënvizon se nuk e ka sulmuar kurrë Partinë Socialiste, por ka kërkuar ndarjen e partisë nga punët e shtetit.
Çështja lidhet me një aksident rrugor të ndodhur më 16 prill 2025 në Tiranë, ku ishte përfshirë shtetasja Anisa Vrioni. Sipas hetimeve, pas aksidentit, oficeri Edison Tabaku, në bashkëpunim me drejtues të tjerë policorë, dyshohet se kërkoi dhe mori 200 mijë lekë për të shmangur arrestimin e saj.
Në një reagim në rrjetet sociale, avokati Plarent Ndreca deklaroi se seanca e fundit nxori në pah probleme serioze mbi standardet e procesit. “Hapni provat. Hapni kafazin. Hapni kamerat", shkruan Ndreca, duke përmbledhur tri kërkesat kryesore të mbrojtjes.
Komente (0)