PD çon në Gjykatë Kushtetuese zgjedhjen e Avokatit të Popullit

Partia Demokratike do të çojë në Gjykatë Kushtetuese çështjen e zgjedhjes së Endri Shabanit në postin e Avokatit të Popullit. Sipas opozitës, Komisioni i Ligjeve nuk mori parasysh tërheqjen e firmave për këtë kandidaturë.

15.12.2025. 17:37

PD çon në Gjykatë Kushtetuese zgjedhjen e Avokatit të Popullit

Partia Demokratike ka vendosur të çojë në Gjykatën Kushtetuese zgjedhjen e Endrit Shabanit në detyrën e Avokatit të Popullit.

Sipas demokratëve, zgjedhja e Shabanit si Avokat Populli është antikushtetuese, pasi firmat që u dhanë në mbështetje të tij, u tërhoqën 2 ditë përpara se të shpalleshin të gjitha kandidaturat.

PD pretendon se Komisioni i Ligjeve nuk e njohu tërheqjen e firmave, por i dërgoi emrat në Kuvend për votim.

Kujtojmë se Endrit Shabani u zgjodh në detyrën e Avokatit të Popullit me 85 vota pro, në seancën e fundit parlamentare.

Çështja e firmave mbështetëse për kandidaturën e tij nga deputetët demokratë, ka shkaktuar debate të mëdha brenda opozitës, një pjesë e të cilëve kanë kërkuar dhe falje.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)