Në mbledhjen e parë të Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, që pas zgjedhjeve të 11 majit, Sali Berisha tha se tashmë ka ardhur koha që opozita të rrëzojë këtë qeveri të përfshirë në skandale.
Në lidhje me deklaratën e fundit të kryeministrit Rama pas vendimit të SPAK për zv.kryeministren Balluku, Berisha i bëri thirrje kreut të qeverisë që të mos guxojë të ushtrojë presion dhe të përpiqet të kontrollojë drejtësinë.
“Kjo diktaturë përdor institucionet për të shtypur pluralizimin. Por ne qëndruam dhe qëndruam fuqishëm. Për shkak të situatës emergjente një axhendë e shtyjmë për një mbledhje të afërt. Të fokusohemi tek përgjigja që duhet ti japim kësaj kalbësire që kundërmon në të gjithë botën, kësaj organizate kriminale që nuk ka kushtetutë, ligj e moral. Rama është i aftë të bëjë gjithcka që të qëndrojë në pushtet.
Tani është ora jonë. Nuk ka alternativë tjetër. Rama i kapur në flagrancë, përdor pushtetin për t’u mbrojtur. Ai është i aftë për grusht shteti. Ai i ka të gjitha pushtetet. Edhe këtë përpjekje që po bën drejtësia, t’ia asgjësojë. Nuk do ta kalojmë si rastet e tjera këtë tha, do bëjmë një analizë të thelluar. Ne do i themi “guxo” dhe do të japim përgjigjen e merituar, nëse përpiqesh të marrë pushtetin minimal të drejtësisë.
Nuk mundet të pranojmë një njeri i cili i ka bërë shqiptarëve vetëm të zeza. Tani kur kërkohet të japë hesape... Në rastin e Tunelit, Lubia është një shërbëtore, ka firmosur ato që i ka dhënë ai. Balluku duhej arrestuar, jo pezulluar”, tha Berisha.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)