Sali Berisha deklaroi në Këshillin Kombëtar të PD, se kreu i Kuvendit, Niko Peleshi, me urdhër të Edi Ramës, po mban të mbyllura në sirtar dokumentet që SPAK ka dërguar për heqjen e imunitetit të zv.kryeministres Balluku.
Kreu i PD shprehet se me këto dokumente duhet të njihen të gjithë deputetët e Kuvendit, por Rama i frikësohet kësaj gjëje pasi del emri i tij.
“Prokuroria dërgoi kërkesën për heqjen e imunitetit dhe arrestimin e Lubisë. Prokuroria ka dërguar qindra dokumente, ligji dhe prokurori ua adreson kryetarit dhe cdo deputeti. Rama urdhëron Peleshin dhe ai mbyll në kasafortë dokumentet sekrete. Ato nuk mund të jenë sekrete për deputetët. Janë sekret se del Rama dhe porositë e tij. Janë filmime të tjera, fjalë të tjera. Tani kërkojnë t’i fshehin”, tha Berisha.
Lideri demokrat gjithashtu iu bëri thirrje qytetarëve që të bashkohen në protestën e opozitës, të parashikuar më 22 dhjetor.
“Situata është e rrëzikshme, por për të gjithë guximtarët që duan të kontribuojnë për veten dhe fëmijët e tyre, është përballja me këtë kalbësirë, të aftë të kryjë cdo krim për të mbijetuar. Të nderuar anëtarë të Këshillit, kjo është ora e thirrje për ne, për cdo atdhetar e shqiptar. Është tejkaluar cdolloj standardi. Ish-kordinatori për bandat, merr peng për t’i hapur rrugën kunatit të familjes. Këta ndaj pasuritë e njerëzve. Thirrja ime është të spostohemi në një orbitë të re. Kërkohet të operohet në një orbitë të re që është ajo e përballjes me këtë regjim. Është thirrje për guxim, kreativitet për të gjitha format e rezistencës dhe ju garantoj që fitorja është e jona, e opozitës, e shqiptarëve. Asgjë nuk do të na ndalë pa rikthyer kushtetutën, ligjin, të drejtat e shqiptarëve për votën e lirë dhe ndërshkuar këtë organizatë. Autokratët rrëzohen me protesta. Ne kemi bërë çdo gjë. Agjenda jonë është vetëm protestë, protestë, protestë”, deklaroi Berisha.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)