“Aksioni nuk ndalet më”, Sali Berisha: Protesta me 3 drejtime, Surreli, “pallati i krimit”

Pasi u larguan nga Kryeministria, Sali Berisha shkoi në seli nga ku u shpreh se ky aksion nuk do të ndalet deri në largimin e Ramës. Ai tha se protesta do të ketë 3 drejtime tashmë.

22.12.2025. 20:31

“Aksioni nuk ndalet më”, Sali Berisha: Protesta me 3 drejtime, Surreli, “pallati i krimit”

Pas 2 orëve para kryeministrisë, me mijëra qytetarë dhe kreu demokrat Sali Berisha u zhvendosën në disa zona të tjera të kryeqytetin.

Nga Seli e Partisë Demokratike, Sali Berisha foli sërish për mediat duke thënë se ky aksion nuk do të ndalet më. Ai zbuloi edhe tre pikat që do të jenë objektiv i opozitës në vijim.

“Ky aksion nuk ndalet kurrë deri në largimin e Edi Ramës. Ai është armik. 3 drejtime do të ketë protesta, kryeministria, ndërtesa e krimit, ku kryehajdutët mbrojnë njëri-tjetrin. Parlamentin që asgjëson pluralizmin dhe Surreli, pallati tjetër i krimit.

Baxhanaku i Edi Ramës janë epiqendra e atyre zhvillimeve në AKSH. Ne do ta shpëtojmë Shqipërinë dhe demokracinë shqiptare”, tha Berisha.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)