Dy punonjës të policisë mbetën të plagosur gjatë protestës së opozitës, si pasojë e hedhjes së molotovëve, lëndëve piroteknike dhe sendeve të forta. Ngjarja është shënuar pas përfundimit të fjalimit të kryetarit të Partisë Demokratike, Sali Berisha, në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.
Sapo kreu i opozitës zbriti nga podiumi, në drejtim të derës së Kryeministrisë u hodhën molotovë. Pas incidenteve, protesta u shpërnda. Sipas raportimeve të ndryshme, një pjesë e protestuesve u zhvendosën më pas drejt godinës së Parlamentit.
Policia ka shoqëruar disa persona, ku për momentin numri i të ndaluarve prej ngjarjeve të dhunshme në protest është tre. E teksa forcat e rendit vijojnë hetimet për identifikimin e personave të përfshirë në incidente dhe në sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes, deputetë të PD-së mbërritën në komisariat.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)