“Rama nuk do e heqë imunitetin e Ballukut”, Berisha: E kupton se do t’i duhet të heqë dhe të tijin

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha deklaroi në konferencën e radhës për shtyp se Edi Rama nuk do të lejojë heqjen e imunitetit për Belinda Ballukun. Sipas Berishës, Rama tashmë mori edhe pushtetin e Parlamentit për të mbrojtur krimet e tij.

24.12.2025. 13:03

“Rama nuk do e heqë imunitetin e Ballukut”, Berisha: E kupton se do t’i duhet të heqë dhe të tijin

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha u shpreh se ka bindjen se Edi Rama  nuk do ta heqë imunitetin e zv.kryeministres Belinda Balluku, një kërkesë kjo e Strukturës së Posaçme Antikorrupsion.

Sipas Berishës, Rama e di që nëse lëshon Ballukun, mandati i radhës që duhet të dorëzojë, do të jetë i tiji.

“Dy gjykatës të Kushtetueses, skllevër të pushtetit, u thanë miqve se e kuptojnë që Rama ka marrë fund po na kërkoi që në datë 18 të votojnë në favor të tij. Kjo është e vërteta. Nuk kam mëdyshje që nuk do ta heqë imunitetin, se pastaj do të detyrohet të heqë dhe të vetin. Pastaj populli opozitar do të flasë. I pandehuri apo avokati ka një kohë që duhet të lexojë dosjen. Kjo kohë kur në rastin tim nuk ishte as dy orë, në rastin e Lubisë shkoi 5 ditë. Prokurorët arsyetuan se avokatëve iu duhej kohë.

Pavarësisht standardeve, rregullorja thotë që pas shqyrtimit, brenda 2 javëve duhet të paraqitet raporti në parlament, që është i detyruar ta vendosë në pikën e parë të rendit të ditës, në seancën më të parë. Rama mori pushtetin e parlamentit dhe pezulloi seancën pa datë, për të treguar se është i aftë të bëjë çdo gjë për të mbrojtur krimet e tyre. Unë ua them që nuk heq imunitetit, mandatet që ka marrë po i përdor si bajoneta krimi”, u shpreh Berisha.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)