SPAK kërkon arrestimin e Ballukut, Këshilli i Mandateve shtyn mbledhjen pa afat
Mbledhja e Këshillit të Mandatave ku u shqyrtua kërkesa e SPAK drejtuar Kuvendit të Shqipërisë për heqjen e imunitetit për zv/kryeministren Belinda Balluku është shtyrë.
Mbledhja e Këshillit të Mandatave ku u shqyrtua kërkesa e SPAK drejtuar Kuvendit të Shqipërisë për heqjen e imunitetit për zv/kryeministren Belinda Balluku është shtyrë.
Siç kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi tha për mediat nuk ka një datë të re për mbledhjen e ardhshme, ndërsa ka pasur përplasje për afatin e shtyrjes, me mazhorancën që sipas tij ka kërkuar që mbledhja e ardhshme të zhvillohet pas një muaji, më 20 janar.
“U bënë aq qesharakë saqë kërkuan që mbledhja e radhës të bëhet më 20 janar. Ndërkohë, prokurorët e posaçëm thanë se çdo vonesë mund të na rrezikojë provat apo intimidimin e dëshmitarëve. Në mënyrë krejt të paarsyeshme Kryetari i Kuvendit u kthye në mbledhje pas 20 minutash pushim dhe tha e mbyll mbledhjen, për datën do t’ju njoftoj. Me sa kuptova Edi Rama nuk ia ka hapur telefonin. Kjo është e papranueshme, pasi i jep kohë Belinda Ballukut që tani që ka në dorë dosjen të prishë provat dhe të intimidojë dëshmitarët”, tha Bardhi për mediat pas përfundimit të mbledhjes.
Gjatë mbledhjes së Këshillit të Mandateve për shqyrtimin e kërkesës së SPAK për arrestimin e Ballukut, mbrojtja ka kërkuar më shumë kohë për t’u njohur me provat. Avokati i Ballukut, Ardian Kalija, kërkoi gjatë mbledhjes që të njihet me materialet e dorëzuara nga SPAK në Kuvend.
Konkretisht ai kërkoi akses në USB-në me prova që ka dorëzuar Prokuroria e Posaçme dhe theksoi se për një mbrojtje të plotë i nevojitet më tepër kohë, sepse dosja përmban rreth 10 mijë faqe. “Më duhen tre javë për t’u njohur me të gjitha aktet”, deklaroi Kalija, duke kërkuar shtyrjen e mbledhjes së Këshillit të Mandateve.
Nga ana e tyre, prokurorët e SPAK, me në krye kreun e institucionit, Klodian Braho, u shprehën se avokati i Ballukut mund të njihet me provat, por vlerësuan se pesë ditë janë të mjaftueshme për shqyrtimin e materialeve.
Mbledhja e kësaj të premte zgjati të paktën 5 orë. Në sallë veç ligjvënësve të majtë dhe të djathtë ndodheshin edhe 3 prokurorë, mes tyre kreu i ri i SPAK, Klodian Braho, dhe prokurorët e çështjes Dritan Prençi e Dorina Bejko.
Sakaq, kujtojmë se Prokuroria e Posaçme e ka marrë zv/kryeministren Balluku të pandehur për shkeljet me tenderin 190 milionë euro të tunelit të Llogarasë. Po ashtu ajo është nën hetim për 7 lotet e Unazës së Madhe të Tiranës, një aferë kjo me vlerë 450 milionë euro. Po ashtu Balluku dyshohet se ka përcaktuar fituesit edhe për 3 tendera të tjerë të Ministrisë së Energjisë dhe Infrastrukturës.
16:00 - “Rama nuk e di çfarë ka në dosje”, Bardhi: USB-në e kyçën për të fituar kohë
Foto: LSA
Kreu i grupit të Partisë Demokratike, Gazmend Bardhi ka dhënë detaje për mediat pas përfundimit të mbledhjes së Këshillit të Mandateve ku u diskutua heqja e imunitetit për zv.kryeministren Belinda Balluku.
Bardhi deklaroi se SPAK i dha të drejtë opozitës që dosjen duhet ta kishte çdo deputet në Komisionin e Mandateve që të njihej me të.
“Kërkuam që mbledhja e sotme të ishte transparente për qytetarët, për përfaqësuesit e medias dhe e hapur për opinionin publik. Kërkesa nuk u mor në konsideratë. Sot jemi marrë vetëm me procedurën. E para ishte nëse deputetët ishte apo e drejtë të kishin të plotë dosjen e sjellë nga SPAK. Ajo që deputetët e opozitës e kanë thënë gjithë këto ditë, u konfirmua nga SPAK. Po, secili deputet anëtar i Këshillit të Mandateve duhet ta ketë të plotë”, u shpreh kreu i grupit të PD.
Sipas tij, USB-ja me provat u mbajt e kyçur që Belinda Balluku të fitonte kohë, teksa shtoi se Rama ende nuk e ka vendosur se çfarë të bëjë me të.
“Kyçën USB-në për t’i dhënë alibi të pandehurës se nuk ka lexuar të plotë materialin. 5 anëtarët e opozitës në komision kërkuan që mbledhja të ndërpritej. Deputetët të pajiseshin me materialin e plotë dhe të dëgjonin prokurorinë dhe të pandehurën Balluku të hënën në mëngjes. U zbulua skenari që Rama nuk e ka vendosur ende se çfarë do të bëjë me Ballukun që të shohë deri ku shkon përgjegjësia e tij dhe çfarë të dhënash ka për atë në dosje”, tha Bardhi pas mbledhjes.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Sekretari i Shtetit Marco Rubio konfirmoi se "Operacioni Epik Fury" ka përfunduar. "Operacioni Epik Fury ka përfunduar. Ne i arritëm objektivat e atij operacioni", u thotë Rubio gazetarëve dhe thotë se faza ofensive e luftës me Iranin ka "mbaruar".
Sipas Institutit të Gjeoshkencave, sot priten reshje lokalisht të dobëta në qarqet Korçë, Vlorë dhe Gjirokastër, ndërsa në qarqet e tjera nuk priten reshje.
Kreu i grupit parlamentar i PD-së, Gazment Bardhi ngriti tonet në Kuvend, duke lëshuar akuza në drejtim të kryeparlamentarit Niko Pelesh. Ai tha se ky i fundit duhet ta detyronte Ramën që të paraqitej në Kuvend, për të dhënë llogari për interpelancat e kërkuara nga opozita.
Anija turistike holandeze ku shpërtheu hantavirusi në bord do të lundrojë drejt Ishujve Kanarie, tha Spanja. Ministria e shëndetësisë e Spanjës tha se zyrtarët po përcaktojnë se cilët pasagjerë kërkojnë evakuim urgjent nga Kepi i Gjelbër, ku anija është aktualisht e ankoruar.
Nëse përdorni mediat sociale, ndoshta i keni parë video të rafinuara fitnesi që premtojnë transformime dramatike të trupit brenda javësh. Ato tregojnë trupa të skalitur, imazhe mbresëlënëse para dhe pas dhe pretendojnë se mund të dukeni vite më të rinj duke ndjekur një rutinë të thjeshtë.
Policia e Tiranës ka gati planin e masave për protestën e radhës së opozitës dhe iu bën thirrje organizatorëve dhe pjesëmarrësve që të distancohen nga aktet e dhunës.
Drejtori i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, kërkon ndryshime të forta në Kodin Rrugor dhe atë Penal pas aksidentit tragjik në Durrës. Duke folur për ngjarjen që tronditi opinionin publik, Hita e cilësoi rastin si një alarm serioz për mënyrën se si trajtohen aksidentet me pasoja fatale në Shqipëri.
Një nga projektet më të mëdha inxhinierike të viteve të fundit ndodhet në Turqi, aty ku Tuneli i Bosforit, i njohur edhe si Tuneli Eurasia, lidh dy kontinente përmes një rruge të ndërtuar në fundin e detit.
Opozita dhe mazhoranca u përplasën në Kuvend për zhvillimet ne procesin e integrimit. Sali Berisha duke iu referuar proges-raportit të PE për Shqipërinë tha se mbrojtja që PS i bëri me votë Belinda Ballukut po ndikon rrugën drejt anëtarësimit, por Taulant Balla i hodhi poshtë akuzat.
Çështja e rezervave të sigurisë së naftës u kthye në temë debati në Kuvend, ku opozita akuzoi qeverinë për mungesë të garantimit të hidrokarbureve në rast krizash, ndërsa ministri i Energjisë dhe Infrastrukturës, Enea Karakaçi, siguroi se vendi nuk përballet me rrezik për furnizimin me naftë.
Eshtë zbuluar menuja e drekës që dyshohet se shkaktoi helmim të 56 studentëve në Akademinë e Sigurisë në Tiranë. Pas incidentit, ku të rinjtë shfaqën simptoma si të vjella e dhimbje barku, policia dhe Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ndërhynë duke sekuestruar të gjitha ushqimet e përdorura për konsum.
Kreu i Policisë së Shtetit Skënder Hita në një dalje për mediat tha se policia do të zbatojë ligjin në protestën e 8 majit që ka paralajmëruar opozita.
Të premten mbahet seanca e radhës gjyqësore për padinë e ngritur nga avokatët e Erion Veliajt për vlefshmërinë e dekretit për emërimin prokuror për Ols Dadon, prokurori i çështjes së kryebashkiakut të Tiranës.
Komente (0)