Në një kohë kur Këshilli i Mandateve dhe Imunitetit në Kuvendin e Shqipërisë u mblodh për të shqyrtuar kërkesën për arrestimin e Belinda Ballukut, ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë u paraqit në ambientet e Kryeministrisë. Ajo u kap nga mediat duke hyrë në ambientet e institucionit.
Balluku u paraqit për të marrë pjesë në mbledhjen e qeverisë, të thirrur nga kryeministri Edi Rama. Gjithçka ka ndodhur paralelisht në kohën kur kreu i ri i SPAK, Klodian Braho dhe prokurorët e çështjes, morën pjesë në mbledhjen e Këshillit të Mandateve, për shqyrtimin e heqjes së imunitetit për zv.kryeministren.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)