Mbledhja e Këshillit të Mandateve dhe Imunitetit është kthyer në një tjetër fushe beteje ndërmjet pozitës dhe opozitës. Tashmë janë zbuluar detaje mbi mënyrën e trajtimit të provave të dorëzuara nga SPAK, që mbështesin kërkesën për arrestimin e zv.kryeministres Belinda Balluku.
Opozita kërkoi të marrë me vete USB-në me materialet e akuzës, për ta shqyrtuar edhe pas mbledhjes, megjithatë ka hasur në kundërshtinë e Partisë Socialiste. Deputetët e mazhorancës nuk lejojnë që dokumentacioni të dalë nga salla e mbledhjes.
Foto: Newsmax Albania
Kreut të grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla, sugjeroi që provat të shihen vetëm brenda mbledhjes. Nga ana e tyre, prokurorët e SPAK sqaruan se USB-ja mund të aksesohet vetëm nga anëtarët e Këshillit të Mandateve, por janë dakord që deputetët ta marrin me vete materialin.
Foto: Newsmax Albania
Më tepër kohë për tu njohur me materialin ka kërkuar edhe avokati i Belinda Ballukut, i cili me këtë argument ka hedhur për shqyrtim shtyrjen e mbledhjes.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Sekretari i Shtetit Marco Rubio konfirmoi se "Operacioni Epik Fury" ka përfunduar. "Operacioni Epik Fury ka përfunduar. Ne i arritëm objektivat e atij operacioni", u thotë Rubio gazetarëve dhe thotë se faza ofensive e luftës me Iranin ka "mbaruar".
Sipas Institutit të Gjeoshkencave, sot priten reshje lokalisht të dobëta në qarqet Korçë, Vlorë dhe Gjirokastër, ndërsa në qarqet e tjera nuk priten reshje.
Kreu i grupit parlamentar i PD-së, Gazment Bardhi ngriti tonet në Kuvend, duke lëshuar akuza në drejtim të kryeparlamentarit Niko Pelesh. Ai tha se ky i fundit duhet ta detyronte Ramën që të paraqitej në Kuvend, për të dhënë llogari për interpelancat e kërkuara nga opozita.
Anija turistike holandeze ku shpërtheu hantavirusi në bord do të lundrojë drejt Ishujve Kanarie, tha Spanja. Ministria e shëndetësisë e Spanjës tha se zyrtarët po përcaktojnë se cilët pasagjerë kërkojnë evakuim urgjent nga Kepi i Gjelbër, ku anija është aktualisht e ankoruar.
Nëse përdorni mediat sociale, ndoshta i keni parë video të rafinuara fitnesi që premtojnë transformime dramatike të trupit brenda javësh. Ato tregojnë trupa të skalitur, imazhe mbresëlënëse para dhe pas dhe pretendojnë se mund të dukeni vite më të rinj duke ndjekur një rutinë të thjeshtë.
Sipas vendimit të Gjykatës së Posaçme, ish-prokurori Kledian Llaho do të përballet me akuzat për “korrupsion pasiv të funksionarëve të sistemit të drejtësisë” dhe “ushtrim të ndikimit të paligjshëm ndaj funksionarëve publikë”.
Ish-zyrtarja po hetohet në lidhje me çështjen e tenderave të AKSHI-t, ku akuzohet për shkelje të barazisë në tendera dhe ankande publike, në kuadër të bashkëpunimit në grup të strukturuar kriminal.
Policia e Tiranës ka gati planin e masave për protestën e radhës së opozitës dhe iu bën thirrje organizatorëve dhe pjesëmarrësve që të distancohen nga aktet e dhunës.
Drejtori i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, kërkon ndryshime të forta në Kodin Rrugor dhe atë Penal pas aksidentit tragjik në Durrës. Duke folur për ngjarjen që tronditi opinionin publik, Hita e cilësoi rastin si një alarm serioz për mënyrën se si trajtohen aksidentet me pasoja fatale në Shqipëri.
Një nga projektet më të mëdha inxhinierike të viteve të fundit ndodhet në Turqi, aty ku Tuneli i Bosforit, i njohur edhe si Tuneli Eurasia, lidh dy kontinente përmes një rruge të ndërtuar në fundin e detit.
Opozita dhe mazhoranca u përplasën në Kuvend për zhvillimet ne procesin e integrimit. Sali Berisha duke iu referuar proges-raportit të PE për Shqipërinë tha se mbrojtja që PS i bëri me votë Belinda Ballukut po ndikon rrugën drejt anëtarësimit, por Taulant Balla i hodhi poshtë akuzat.
Komente (0)