Në takimin me krerët e degëve të Partisë Demokratike, Sali Berisha e ka cilësuar vitin 2026 si shumë të rëndësishëm për të ardhmen e Shqipërisë.
Teksa numëroi akuzat ndaj kreut të qeverisë, që sipas tij kontrollon çdo gjë në këtë vend, kryedemokrati kërkoi një organizim të mirë të protestës kombëtare të 24 janarit që do të mbahet në Tiranë.
“Jemi mbledhur sot për përgatitjet që duhet të bëjmë për datën 24 janar. Për secilin prej jush, për secilin prej jush, për çdo anëtar dhe anëtare të Partisë Demokratike, për çdo opozitare dhe opozitar, duhet të ketë të qartë se ky është viti i provës së madhe, ky është viti i sfidës më të madhe që kemi patur ndonjëherë në jetën tonë politike, ky është viti më përcaktues për të ardhmen tonë dhe të ardhmen e Shqipërisë.
Ne nisim këtë vit pasi në një betejë të pabarabartë, në një betejë të vështirë, ne kemi dalë, ja kemi dalur të paraqesim me sukses para shqiptarëve dhe komunitetit ndërkombëtar të vërtetat dramatike të narko-shtetit, të diktaturës autoritare apo autokracisë elektorale të Edi Ramës”, u shpreh mes të tjerash Sali Berisha.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)