Sali Berisha akuzoi edhe njëherë Edi Ramën se me të gjitha përpjekjet po mundohet që të pengojë drejtësinë për çështjen Balluku, por edhe dosje të tjera.
Kreu i demokratëve u shpreh se ai që deri dje dilte me flamurin se kishte mbështetur reformën në drejtësi, sot po urdhëron hakerimin e dosjeve të SPAK, pasi në shumë prej tyre shfaqet vetëm emri i tij.
“Njeriu që me këtë flamur të drejtësisë dilte në çdo takim dhe çdo samit, del tani njeriu që s'ka asnjë normë, asnjë parim, asnjë princip. Dhe se, që në momentin kur një dosje, në të cilën në tre rrjeshta, dy janë për të, dhe një për Lubi Ballukun, ai përdor të gjithë pushtetin e krimit të tij, përdor 83 mandate të krimit për t'i mbyllur rrugën drejtësisë, për të bërë grusht shteti me parlament, për të asgjësuar pushtetin e drejtësisë.
Dhe këto që ju keni dëgjuar, janë, ju garantoj se janë maja e ajsbergut. Sot unë paraqita para shqiptarëve një rast unik që mund të ketë ndodhur ndonjëherë. Kryeministri që urdhëron hakerimin e dosjeve të prokurorisë speciale. Dhe hakeruesi kriminel që i fut duart e zeza në dosje, i thotë kolegut të tij se këto do t'ia nisë menjëherë Edi Ramës.
Pra, në çdo lloj, në çdo lloj varianti që ta kthesh, ai del një bandit mbi bandit, ai del një padrino i një organizate kriminale që nuk njeh asnjë normë, asnjë parim, asnjë ligj, asnjë kushtetutë. Ky është njeriu që kemi përpara”, u shpreh Berisha.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)