Pas Erion Veliajt, rikthehet në detyrë dhe sekretari i Përgjithshëm i Bashkisë Tiranë

Gjykata Administrative rikthen në detyrë Sekretarin e Përgjithshëm të Bashkisë së Tiranës, Alban Dokushi.

20.01.2026. 12:23

Pas Erion Veliajt, rikthehet në detyrë dhe sekretari i Përgjithshëm i Bashkisë Tiranë

Gjykata Administrative ka rikthyer në detyrë Sekretarin e Përgjithshënm të Bashkisë së Tiranës, Alban Dokushi.

Alban Dokushi u shkarkua nga detyra nga kryetarja e komanduar e Anuela Ristani, disa ditë pas arrestimit nga SPAK të kryetarit Erion Veliaj.

Administrativja e cilëson të shkarkimin e Dokushit si në kundërshtim flagrant me ligjin, dhe në shkelje të standardeve ligjore. Për këtë arsye vendimi ka efekt të menjëhershme dhe duhet zbatuar menjëherë.

Alban Dokushi cilësohet si një ndër personat më të afërm të kryebashkiakut Veliaj. Ai e shoqëronte atë gjatë kohës kur u paraqit në SPAK dhe qe i pari që e vizitoi në qeli.

Kujtojmë që edhe Gjykata Kushtetese, riktheu në detyrë kryebashkiakun Veliaj, duke rrëzuar vendimin e Këshillit Bashkiak për shkarkimin e tij dhe anuluar zgjedhjet lokale për Tiranën.

Erion Veliaj qëndron në burg prej shkurtit të vitit të shkuar, nën akuzë për korrupsion pasiv, pastrim parash dhe refuzim për deklarim, mosdeklarim, fshehje ose deklarimi i rremë i pasurive.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)