Belinda Balluku ankimon në Gjykatën e Lartë masën e sigurisë

Zv/kryeministrja Belinda Balluku ka dorëzuar një rekurs në Gjykatën e Lartë kundër masës shtrënguese të ndalimit të daljes jashtë vendit.

29.01.2026. 17:33

Belinda Balluku ankimon në Gjykatën e Lartë masën e sigurisë

Zv/kryeministria Belinda Balluku ka dorëzuar në Gjykatën e Lartë një rekurs kundër masës së vendosur nga Gjykata Kundër Krimit të Organizuar që e ndalon atë të dalë jashtë vendit.

Mësohet se Balluku nuk ka ngritur ankimim për pezullimin nga detyra, vendim që tashmë është pezulluar deri në shprehjen e Gjykatës Kushtetuese.

Zv.Kryeministrja dhe ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, akuzohet nga SPAK për “shkelje të barazisë në tendera” me vlerë qindra milionë euro.

Për këtë arsye SPAK i ka dorëzuar Kuvendit dhe një kërkesë përmes të cilës i kërkon heqjen e imunitetit të saj.

Një ditë më parë ishte caktuar një seancë e Këshillit për Rregulloren dhe Mandatet, por ajo u shty me kërkesë të anëtarëve të mazhorancës, me arsyetimin se duhet të pritet vendimi i Kushtetueses.

Në mbledhjen e parë të Këshillit të Mandateve që u mbajt më 19 dhjetor, prokuroria paraqiti në USB me 16 mijë faqe për të argumentuar përse duhej hequr imuniteti i Ballukut.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)