Ndryshime në nivel drejtuesi në administratë, Genti Gazheli ikën nga Doganat
Qeveria pritet të miratojë sot një seri vendimesh që sjellin ndryshime të rëndësishme në drejtimin e institucioneve kyçe shtetërore.
13:06 1 ditë më parë28.01.2026.
AutoriMund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Përfaqësuesit e PD i shprehën raporterit të PE për Shqipërinë shqetësimin për bllokimin e shqyrtimit të mandatit të Belinda Ballukut, që sipas tyre cenon rolin e Kuvendit, pavarësinë e drejtësisë dhe standardet demokratike.
Përfaqësues të Partisë Demokratike zhvilluan një takim me raporterin për Shqipërinë në Parlamentin Europian, Andreas Schieder, ku u diskutua situata politike dhe institucionale në vend.
Kryetari i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, deputetja Jorida Tabaku dhe deputeti Ivi Kaso paraqitën shqetësimet e opozitës lidhur me, sipas tyre, përkeqësimin e standardeve demokratike dhe funksionimin e shtetit të së drejtës.
Gjatë takimit, deputetët e PD-së theksuan bllokimin e shqyrtimit të mandatit të Zëvendëskryeministres dhe Ministres së Infrastrukturës, Belinda Balluku, duke argumentuar se çështja po mbahet peng në Këshillin e Mandateve nga shumica socialiste.
Një tjetër problematikë e ngritur ishte, sipas opozitës, kufizimi i hapësirave për debat parlamentar. Deputetët theksuan se ndërprerja e fjalës së opozitës në seancat plenare dhe dobësimi i mekanizmave të kontrollit ndaj qeverisë po kthehen në praktikë të zakonshme.
Raporteri Andreas Schieder u njoh me këto shqetësime dhe me vlerësimin e opozitës se këto zhvillime rrezikojnë procesin e integrimit europian të Shqipërisë dhe përmbushjen e standardeve demokratike të Bashkimit Europian.
Ambasada e SHBA iu kërkon qytetarëve shqiptarë që të respektojnë afatet e vizave në të kundërt do të përballen me pasoja.
19:22 13 min më parë29.01.2026.
Autori
Ervin Salianji ka lëshuar nga Himara akuza të ashpra ndaj liderishipit të PD, i cili sipas tij ka shkatërruar garën në parti.
19:04 4 min më parë29.01.2026.
Autori
Pas një seance maratonë që zgjati rreth gjashtë orë, Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka përfunduar shqyrtimin e radhës për çështjen penale ndaj Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit.
18:40 28 min më parë29.01.2026.
Autori
Zv/kryeministrja Belinda Balluku ka dorëzuar një rekurs në Gjykatën e Lartë kundër masës shtrënguese të ndalimit të daljes jashtë vendit.
17:33 1 h më parë29.01.2026.
Autori
Policia kufitare në Sarandë procedoi një shtetas grek që tentoi të nxirrte nga Shqipëria 45 mijë euro, pa i deklaruar ato.
17:10 1 h më parë29.01.2026.
Autori
GJKKO i ka vijuar masën e sigurisë arrest në burg shtetasit Jozi Kraja, i cili u ekstradua dy ditë më parë nga Zvicra pasi dyshohet se për vite me radhë ka siguruar kushtet për vrasjen e vëllezërve Bami.
16:16 2 h më parë29.01.2026.
Autori
27-vjeçari Arnest Gjoncaj u transportua me urgjencë drejt Tiranës, për të marrë ndihmë mjekësore të specializuar. Dy persona të arrestuar dhe një i tretë shpallet në kërkim.
15:32 3 h më parë29.01.2026.
Autori
Konferenca e Kryetarëve është përfshirë nga debatet për çështjen Balluku. Vendimi i Kuvendit për të shtyrë Këshillin e Imuniteteve dhe Mandateve deri në vendimin e Kushtetueses është quajtur njollë turpi nga demokratët.
14:38 4 h më parë29.01.2026.
Autori
Projektligji parashikon disa risi të rëndësishme, që lidhen edhe me aspektin kibernetik apo rrezikun e survejimit të paligjshëm.
14:37 4 h më parë29.01.2026.
Autori
Komente (0)