Përdorën vetëm spraj djegës, grabiten 2,7 mln dollarë në qendër të Tokios
Neutralizuan pesë viktimat pa përdorur asnjë armë, paratë do të transportoheshin me makinë drejt Hong Kongut.
11:44 6 h më parë30.01.2026.
AutoriMund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Ish-presidenti Ilir Meta e cilësoi sërish si drejtësi me regji vendimin e Apelit të GJKKO për të lënë të pandryshuar masën e tij të sigurisë.
Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka rrëzuar kërkesën e Ilir Metës për zbutjen e masës së sigurisë. Me këtë vendim, ish-presidenti dhe kryetari i Partisë së Lirisë do të vijojë të qëndrojë në paraburgim.
Vendimi u shpall nga gjyqtarja Saida Dollani, e cila nuk pranoi ankimin e paraqitur nga Meta përmes avokatit të tij, Gylsen Zhllima. Ankesa kishte si objekt zëvendësimin e masës “arrest në burg” me një masë më të butë sigurie.
Apeli i GJKKO vendosi të mos e pranojë ankimin ndaj vendimit të mëparshëm të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë, e cila kishte vendosur vijimin e paraburgimit për Metën.
Pas vendimit, Ilir Meta reagoi publikisht, duke deklaruar se nuk është i habitur nga ajo që e cilëson si “drejtësi me regji”. Sipas tij, gjykata shmangu shqyrtimin e thelbit të ankesës së avokatëve të tij për të mos marrë përgjegjësi.
Meta pretendon se gjatë procesit u provuan me fakte, sipas tij, gënjeshtrat e prokurorëve, të cilët ai i akuzon se kanë manipuluar gjykatën për të zgjatur në mënyrë të paligjshme paraburgimin. Ai paralajmëroi se do të japë më shumë detaje në një reagim tjetër ditën e nesërme.
Policia e Fierit ka vënë në pranga një 41 vjeçare e cila akuzohet se ushtronte prostitucion në zona të ndryshme të qytetit.
17:47 23 min më parë30.01.2026.
Autori
Arrestohet një 29 vjeçar në Tiranë pasi akuzohet se shiste mallra me logo të falsifikuara të firmave të njohura ndërkombëtare.
17:28 42 min më parë30.01.2026.
Autori
Është arrestuar në Greqi shtetasi Kostandin Nishku, i cili 29 vite më parë vrau për hakmarrje një të mitur në Gramsh.
17:11 59 min më parë30.01.2026.
Autori
Policia e Shtetit paralajmëron qytetarëve që të mos bien pre e disa mashtrimeve online që janë shfaqur së fundmi për dhënie kredie.
16:54 1 h më parë30.01.2026.
Autori
Këshilli i Lartë Gjyqësor ka vendosur që të mos marrë në shqyrtim relacionin e Këshillit të Karrierës mbi verifikimin e mandatit të gjyqtares Irena Gjoka.
16:21 1 h më parë30.01.2026.
Autori
Kreu i demokratëve e ka cilësuar këtë si një “mobilizim kundër padrejtësive, korrupsionit dhe varfërimit të qytetarëve”.
14:44 3 h më parë30.01.2026.
Autori
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar ndaj deklaratës së raportuesit për Shqipërinë në Parlamentin Europian, Andreas Schieder, duke theksuar se Shqipëria nuk ka nevojë as për “demokraci me molotovë”, por as për një “stabilokraci”.
14:28 3 h më parë30.01.2026.
Autori
Ministrja Mirela Kumbaro zhvilloi një takim me stafin drejtues dhe ekipin e ekspertëve dhe specialistëve të Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë të Arsimit Parauniversitar.
14:17 3 h më parë30.01.2026.
Autori
Amnistia penale pritet të marrë dritën jeshile nga qeveria për t’u depozituar në Kuvend. Ministria e Drejtësisë ka përgatitur projektligjin për amnistinë penale, i cili parashikon lirimin e menjëhershëm të 338 të burgosurve.
13:09 5 h më parë30.01.2026.
Autori
Komente (0)