Dronë dhe gomone ushtarake izraelite rrethojnë flotiljen e dytë me ndihma drejt Gazës
Aktivistët raportojnë gjithashtu ndërprerje të komunikimeve dhe humbje kontakti me disa prej anijeve.
07:08 22 h më parë30.04.2026.
AutoriMund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Në një postim në Facebook, Bardhi shprehet se Edi Rama qëllim final të strategjisë së mbrojtjes që PS po bën për Ballukun, ka shpëtimin e vetes nga pezullimi dhe arrestimi me urdhër të Prokurorisë së Posaçme.
“Një mburojë për Kryeministrinë” përballë SPAK-ut! Kështu i ka cilësuar Gazment Bardhi propozimet e mazhorancës socialiste për ndryshime në Kodin e Procedurës Penale, vetëm pak pasi Gjykata Kushtetuese la në fuqi vendimin e Shkallës së Parë të GJKKO për pezullimin nga detyra si zv/kryeministre të Belinda Ballukut.
Në një postim në Facebook, Bardhi shprehet se Edi Rama qëllim final të strategjisë së mbrojtjes që PS po bën për Ballukun, ka shpëtimin e vetes nga pezullimi dhe arrestimi me urdhër të Prokurorisë së Posaçme.
“Për herë të parë “e besoj” Edi Ramën! E besoj kur thotë se ndryshimet në Kodin e Procedurës Penale nuk kanë lidhje me Belinda Ballukun. Sepse ai sot ndryshon ligjin për t’i vendosur Kryeministrit një mburojë plus nga SPAK-u. Edi Rama po propozon që Kryeministri të mos pezullohet nga detyra, nëse drejtësia gjykon se ai, për shembull, po prish provat e një hetimi. E besoj Edi Ramën, kur thotë se ka refuzuar tre herë dorëheqjen e Belinda Ballukut. Sepse qëllimi i tij nuk ka qenë kurrë të mbrojë Belindën, por veten e tij”, shkruan kreu i Grupit të PD.
Në vijim Bardhi shpjegon se “refuzimi i dorëheqjes nuk është më çështje luajaliteti, por është çështje precedenti”. Sipas numrit dy të demokratëve kreu i ekzekutivit po mendon të mbrojë veten, por për Bardhin as procedura nuk do ta shpëtojë nga drejtësia.
“Ndryshimi i Kodit të Procedurës Penale në mes të një hetimi penal aktiv për Zëvendëskryeministren nuk bëhet vetëm për sot. Bëhet për ditën kur drejtësia mund të trokasë më lart se numri dy i qeverisë. Prandaj, e besoj Edi Ramën, sepse ai po përpiqet të vendosë një imunitet të ri politik për veten nga SPAK-u. E besoj, sepse qëllimi i tij është personal. Ai do që funksioni i Kryeministrit të mos ndahet nga emri i Edi Ramës, pavarësisht provave të drejtësisë kundër tij. (Dhe çështja McGonigal është ende në hetim. Çështja e qendrimit të qeverisë për incineratorët është ende në hetim).
E besoj Edi Ramën, kur thotë se fillimisht do të votohet për imunitetin e Belinda Ballukut dhe më pas do të ndryshohet Kodi. E besoj, sepse ai sërish po mendon për veten. Po mendon se procedura do ta shpëtojë nga vijat e kuqe. Por vijat e kuqe nuk zhduken me procedurë. As me hi syve shqiptarëve, BE-së dhe SHBA-së”, shprehet Bardhi.
Sipas tij, refuzimi i pranimit të kandidaturës nuk është thjesht një çështje procedurale, por një tregues i qartë i mënyrës se si po drejtohet partia.
22:17 7 h më parë30.04.2026.
Autori
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, ka kërkuar rritje të menjëhershme të performancës dhe angazhim më të madh nga strukturat policore gjatë takimeve të zhvilluara në qarqet e Elbasanit dhe Korçës.
20:18 9 h më parë30.04.2026.
Autori
Në konferencën e përbashkët për mediat, Hoxha e cilësoi vizitën si një sinjal të fortë të mbështetjes politike që këto vende i japin Shqipërisë, duke theksuar se partneriteti i ndërtuar ndër vite ka qenë kyç për avancimin e agjendës europiane.
19:49 10 h më parë30.04.2026.
Autori
Gjatë ceremonisë u kujtua edhe historia e aviacionit ushtarak shqiptar, që daton më 24 prill 1951, kur u realizua fluturimi i parë në hapësirën ajrore të vendit nga piloti Peço Polena me avionin tip Jak-9P.
19:09 10 h më parë30.04.2026.
Autori
Sipas dokumentit, janë evidentuar kufizime që lidhen me të drejtat themelore, përfshirë komunikimin me mediat, kontaktet me familjen dhe ndërveprimin me bashkëpunëtorët politikë.
17:16 12 h më parë30.04.2026.
Autori
Seanca e radhës për çështjen “Partizani” është shoqëruar me akuza të forta nga i pandehuri Jamarbër Malltezi, i cili ka kundërshtuar dëshminë e dhënë në gjykatë nga Taulant Balla.
17:16 12 h më parë30.04.2026.
Autori
Ministrja e Arsimit, Mirela Kumbaro, është paraqitur këtë të enjte në Prokurorinë e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, në kuadër të një hetimi në vijim.
17:04 13 h më parë30.04.2026.
Autori
Pasi ka përfunduar dëshminë e tij në seancën e dosjes "Partizani", kreu i grupit parlamentar socialist Taulant tha se shpreson të thirret dhe për dosjen e 21 janarit.
16:18 13 h më parë30.04.2026.
Autori
Organi i akuzës po heton dyshimet se Balluku ka favorizuar kompaninë e Arbër Abazit, përmes një paracaktimi të procedurës fituese. Abazi, administrator i “Alko-Impex General Construction”, rezulton të ketë lidhje familjare me Ballukun, pasi bashkëjeton me vajzën e tezes së saj.
15:10 14 h më parë30.04.2026.
Autori
Komente (0)