Kamioni përplaset me barrierat pranë Shtëpisë së Bardhë, arrestohet shoferi
Autoritetet izoluan përkohësisht zonën, gjithashtu konfirmuan se nga incidenti nuk raportohet për persona të lënduar.
14:25 1 ditë më parë11.03.2026.
AutoriMund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Dokumenti vjen si shtesë e raporteve të mëparshme dhe synon të nxjerrë në pah shkeljet e vazhdueshme të të drejtave të Veliajt gjatë hetimit dhe ndjekjes penale.
Firma ligjore Kasowitz LLP publikoi raportin e përditësuar që evidenton mangësitë themelore të procesit gjyqësor në çështjen e Kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i cili mbahet ende në paraburgim. Ky dokument vjen si shtesë e raporteve të mëparshme të datave 24 qershor 2025 dhe 28 tetor 2025 dhe synon të nxjerrë në pah shkeljet e vazhdueshme të të drejtave të Veliajt gjatë hetimit dhe ndjekjes penale.
Raporti thekson dy problematika kryesore. Së pari, SPAK ka penguar Kryetarin Veliaj që të ketë akses të plotë në rreth 60,000 faqe prova, duke kufizuar edhe mënyrën se si avokati i caktuar nga shteti mund të komunikojë me të dhe të përgatisë mbrojtjen. Më 9 mars, Gjykata e Shkallës së Parë urdhëroi SPAK-un të dorëzojë dosjen e provave dhe shtyu gjyqin për dy javë, por mbetet për t’u parë nëse Veliaj mund të shqyrtojë një volum kaq të madh informacioni brenda kësaj kohe.
Së dyti, SPAK ka përdorur aktivitete lobimi të Veliajt si arsyetim për të justifikuar vazhdimin e paraburgimit, edhe pse ligji nuk e parashikon lobimin si kriter për ndalimin e një të pandehuri. Raporti thekson se kjo është një formë hakmarrjeje, ndëshkim dhe cenim i të drejtave demokratike të Kryetarit Veliaj, duke nxjerrë në pah shkeljet e shumta të procesit të rregullt ligjor.
Daniel Fetterman, partner në Kasoëitz dhe këshilltar ndërkombëtar i Veliajt, deklaroi se përdorimi i lobimit si bazë për burgim është shqetësues dhe kërkoi që qeveria amerikane të shqyrtojë veprimet e SPAK. Ekipi ligjor që përfaqëson Kryetarin Veliaj përfshin Daniel J. Fetterman dhe Brian S. Choi në Nju Jork, si dhe Clarine Nardi Riddle dhe David Miller në Uashington, D.C.
Konfederata e Sindikatave të Shqipërisë theksoi se ky aksident nuk është një rast i izoluar, por pasojë e problemeve të vazhdueshme të sigurisë në punë në minierë.
13:36 12 min më parë13.03.2026.
Autori
Kryeministri Edi Rama deklaroi në konferencën për mediat se qeveria po përgatit një ndërhyrje të re, me synimin për ta bërë çmimin e naftës më të përballueshëm për qytetarët.
13:17 6 min më parë13.03.2026.
Autori
Bëhet me dije se për 48 orë do të bllokohet segmenti rrugor nga stadiumi ‘Elbasan Arena’ deri te rrethrrotullimi i “1 Majit”, ndërsa në qendër të qytetit do të ndalohet parkimi i mjeteve.
13:08 15 min më parë13.03.2026.
Autori
Kryeministri shtoi se përpjekjet për të lidhur refuzimin e kërkesës së SPAK me pengimin e Shqipërisë drejt BE-së ose të reformës në Drejtësi janë “përpjekje të shëmtuara”.
12:54 29 min më parë13.03.2026.
Autori
Të pandehurit vepronin si një grup i strukturuar kriminal ku secili kishte rol të caktuar, që fillonte nga sigurimi i farave narkotike, kultivimi dhe prodhimi, deri tek shpërndarja dhe shitja e kanabisit.
12:46 37 min më parë13.03.2026.
Autori
Togat e zeza vendosën pushimin e akuzave për shkak të parashkrimit të ndjekjes penale, pasi kishte kaluar afati 5-vjeçar i përcaktuar nga ligji.
12:05 1 h më parë13.03.2026.
Autori
Sipas të dhënave të paraqitura nga ministri i Jashtëm, Ferit Hoxha, 138 shtetas shqiptarë kanë shprehur interes për t’u larguar nga zona e konfliktit, ndërsa 703 qytetarë janë asistuar ose udhëzuar për t’u larguar në forma të ndryshme.
11:51 1 h më parë13.03.2026.
Autori
Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër regjistroi procedimin penal dhe nisi hetimet për rastin.
10:38 2 h më parë13.03.2026.
Autori
Në pranga janë vënë dy shtetas, banues në Prishtinë. 38-vjeçari M. P., i cili po i transportonte drejt Shqipërisë dhe 34-vjeçari H. A., i cili i kishte porositur.
09:16 4 h më parë13.03.2026.
Autori
Komente (0)