Dronë dhe gomone ushtarake izraelite rrethojnë flotiljen e dytë me ndihma drejt Gazës
Aktivistët raportojnë gjithashtu ndërprerje të komunikimeve dhe humbje kontakti me disa prej anijeve.
07:08 14 h më parë30.04.2026.
AutoriMund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Dueli për mbijetesë mes Vorës dhe Bylisit u shndërrua në një përballje pa histori për vendasit. Vora triumfoi bindshëm 4-1 në stadiumin “Selman Stërmasi”, në ndeshjen e vlefshme për javën e 18-të të Kategorisë Superiore.
Dueli për mbijetesë mes Vorës dhe Bylisit u shndërrua në një përballje pa histori për vendasit. Vora triumfoi bindshëm 4-1 në stadiumin “Selman Stërmasi”, në ndeshjen e vlefshme për javën e 18-të të Kategorisë Superiore.
Sfida u zhbllokua që në minutën e 10-të, kur Ruzgis përfitoi nga një gabim i prapavijës ballshiote dhe kaloi Vorën në avantazh. Në minutën e 24-t, një tjetër gafë fatale e portierit të Bylisit, Jérémy Vachoux, i cili tentoi të nisë aksionin shpejt, i dhuroi topin Gecit, që shënoi golin e dytë për vendasit.
Pas këtij momenti, nervozizmi i portierit francez u bë i dukshëm. Kulmi erdhi në minutën e 42-të, kur Vachoux vendosi të braktisë fushën e lojës në shenjë proteste, duke hequr dorezat dhe duke u drejtuar drejt vijës anësore, një skenë e rrallë për futbollin shqiptar. Arbitri Ermir Celaj e ndëshkoi 31-vjeçarin me karton të verdhë, ndërsa portieri hoqi edhe fanellën dhe u drejtua drejt dhomave të zhveshjes.
Bylisi u detyrua të aktivizojë portierin e dytë, Renato Beqaj, i cili u fut në lojë i papërgatitur dhe me vështirësi për t’u përshtatur.
Në pjesën e dytë, Ibrahim Mustapha shkurtoi diferencën për Bylisin, duke çuar shifrat në 2-1, por reagimi i Vorës ishte i menjëhershëm. Irgi Kasalla shënoi dy herë në minutat 77 dhe 81, duke vulosur fitoren e thellë 4-1 për skuadrën vendase.
Me këtë sukses, Vora ngjitet në kuotën e 19 pikëve, del nga zona e ftohtë e renditjes dhe zbret Bylisin në vendin e tetë të klasifikimit.
Pas dy vitesh larg futbollit profesionist, ish-mesfushori i Real Madrid, Toni Kroos, mund të rikthehet sërish në “Santiago Bernabéu”, këtë herë në një rol drejtues jashtë fushës.
21:25 11 min më parë30.04.2026.
Autori
Debati mbi situatën e arbitrimit në futbollin italian vijon të ndizet, ndërsa ish-presidenti i Inter Milan, Massimo Moratti, ka minimizuar zhvillimet e fundit, duke i cilësuar ato larg përmasave të skandalit të Calciopolit.
20:39 57 min më parë30.04.2026.
Autori
Zyrtarët iranianë kanë anuluar pjesëmarrjen pasi kanë pretenduar se janë trajtuar në mënyrë ofenduese nga policia e emigracionit në aeroportin e Torontos.
20:36 1 h më parë30.04.2026.
Autori
Nga dëshmitë e arbitrave ka dalë se i ashtuquajturi “sistemi Rocchi” nuk ishte i panjohur brenda Shoqatës Italiane të Arbitrave. Dyshohet për emërime të paracaktuara, me qëllim favorizimin e arbitrave të afërt me ish-drejtuesin.
17:01 4 h më parë30.04.2026.
Autori
Zyrtarizohet miqësorja e parë e muajit qershor, Shqipëria do të përballet me Izraelin në “Air Albania”
13:30 8 h më parë30.04.2026.
Autori
Sulmuesi i Chelsea-t, Mykhailo Mudryk, është pezulluar 4 vite për shkelje të rregullave antidoping, ndërsa ka nisur menjëherë apelimin në CAS.
23:04 22 h më parë29.04.2026.
Autori
Barazim 1-1 në ndeshjen e parë të luajtur në “Ëanda Metropolitano”. Julian Alvarez me penallti iu përgjigj avantazhit të anglezëve me 11-metërshin e Gyökeres.
22:59 22 h më parë29.04.2026.
Autori
Sipas rregullit të ri çdo lojtar që mbulon gojën ndërsa flet me një kundërshtar në fushë do të ndëshkohet në të ardhmen me një karton të kuq të drejtpërdrejtë. Po ashtu të gjithë lojtarët që largohen nga fusha në shenjë proteste do të përjashtohen me karton të kuq.
14:10 1 ditë më parë29.04.2026.
Autori
Një nga ndeshjet më spektakolare në historinë e Ligës së Kampionëve u zhvillua në “Parc des Princes”, ku Paris Saint-Germain mposhti Bayern Munich me rezultatin 5-4 në sfidën e parë gjysmëfinale.
22:59 1 ditë më parë28.04.2026.
Autori
Komente (0)