Përfaqësuesja e Nigerisë vendosi një rekord historik në Kupën e Afrikës, duke u ngjitur për herë të 17-të në podium. Kjo është një arritje, të cilën nuk e ka realizuar asnjë skuadër tjetër e kontinentit afrikan.
“Shqiponjat” e siguruan vendin e tretë në këtë edicion të trofeut pas fitores 4-2 me penallti përballë Egjiptit. Ata triumfuan vetëm falë ekzekutimeve nga pika e bardhë, pasi ndeshja në stadiumin e Kazablankës në Marok, u mbyll në barazim pa gola gjatë kohës së rregullt.
Heroi i sfidës ishte portieri Stanley Nwabali, që falë paraqitjes vendimtare u shpall “Lojtari i Ndeshjes”, duke kontribuar në mënyrë të paçmueshme në suksesin e nigerianëve, pasi priti penalltitë e Mohammed Salah dhe Marmoush. Pas tre titujve kampionë të Afrikës, ata kanë qenë 5 herë nënkampionë, teksa në nëntë raste kanë siguruar shkallën e tretë të podiumit dhe medaljen e bronzit.
Edhe pse nuk arriti në finalen e madhe, Nigeria u konsiderua nga shumë ekspertë si skuadra më konstante e turneut. “Shqiponjat” fituan gjashtë ndeshje dhe pësuan vetëm një humbje, atë në gjysmëfinale ndaj organizatorëve të Marokut, që mbrëmjen e sotme luajnë finalen për trofeun me Senegalin.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Mark Rutte ka nisur vizitën zyrtare në Shkup, e para si Sekretar i Përgjithshëm i NATO-s. Ai u prit nga ministri i Mbrojtjes, Vllado Misajllovski dhe më pas nga presidentja e vendit. Gordana Siljanovska-Davkova.
Zëdhënësi i kampit të muxhahedinëve në Manzë, Shahriar Kia ka reaguar pas lajmeve se Irani mund të godasë Shqipërinë. Ai totë se nuk ka kapacitetin teknike për këtë.
Rutte e vendosi theksin tek mbrojtja kolektive e garantuar nga Aleanca, duke thënë se NATO është e përkushtuar për të mbrojtur çdo centimetër të territorit aleat, ngado që të vijë sfida.
Dushan Petkoviç është djali i të ndjerit Ilija Petkoviç, ish-futbollist i njohur i Jugosllavisë dhe trajner i përfaqësueses së Serbisë dhe Malit të Zi në Kupën e Botës të vitit 2006.
Vendimi që befasoi tifozët dhe opinionin: Flamengo largon teknikun Filipe Luís. Me pesë trofe në dy sezone, është i dyti mes më të suksesshmëve në historinë e skuadrës.
Nga Arabia Saudite është larguar avioni privat luksoz prej 70 milionë eurosh i Cristiano Ronaldos, i cili sipas gjurmimit në Flightradar24 u nis dje në mes të natës, ndërsa bombat binin mbi ambasadën amerikane në Riad.
Getafe ka marrë tre pikë në Santiago Bernabeu, duke mundur 0-1 Realin e Madridit dhe duke vështirësuar rrugën e këtij të fundit për një titull të mundshëm kampion.
Futbollisti i kombëtares shqiptare Jasir Asani, i cili ndodhet në Iran ku luan me skuadrën e Esteghlal në Teheran, përmes një postimi në rrjetet sociale bën të ditur se ai është mirë.
Në radhët e ekipit të njohur iranian Esteghlal, pjesë e të cilit është edhe lojtari i Kombëtares shqiptare, Jasir Asani, klubi ka marrë masa të menjëhershme për garantimin e sigurisë së futbollistëve të huaj.
Komente (0)