Kush shkon në Varshavë dhe kush rri para televizorit, short për biletat e Poloni-Shqipëri

Tifozët që do të përzgjidhen do të njoftohen përmes email-it dhe do të marrin një link të personalizuar për të përfunduar pagesën e biletave brenda 24 orëve.

13.03.2026. 22:56

Kush shkon në Varshavë dhe kush rri para televizorit, short për biletat e Poloni-Shqipëri

Federata Shqiptare e Futbollit njofton se nis të hënën procesi i aplikimit për tifozët kuqezi që duan të blejnë bileta për ndeshjen Poloni – Shqipëri, e vlefshme për play-off të Botërorit 2026, që do të zhvillohet më 26 mars në Varshavë.

Për shkak të numrit të kufizuar të biletave, përzgjedhja e tifozëve do të bëhet përmes një shorti elektronik, i cili realizohet në platformën t-Ticket. Të gjithë aplikantët duhet të krijojnë një llogari personale ose të përdorin një llogari ekzistuese në platformë.

Çdo person mund të aplikojë vetëm për dy bileta, pa mundësi për më pak ose më shumë, dhe procesi do të qëndrojë i hapur për 48 orë. Pas përfundimit të periudhës, sistemi do të përzgjedhë në mënyrë rastësore aplikantët fitues.

Tifozët që do të përzgjidhen do të njoftohen përmes email-it dhe do të marrin një link të personalizuar për të përfunduar pagesën e biletave brenda 24 orëve. Pas pagesës, ata do të marrin linkun përkatës për të aksesuar biletat e tyre.

Biletat do të jenë të disponueshme për shkarkim në aplikacionin zyrtar “Mobilny System Biletowy”, duke garantuar akses të sigurt dhe të shpejtë për ndeshjen historike të kuqezinjve në Varshavë.

Ky proces synon të sigurojë një mënyrë të drejtë dhe transparente për tifozët që duan të mbështesin kombëtaren shqiptare në këtë sfidë vendimtare për kualifikimin në Botërorin 2026.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)