Në një analizë në podcastin e Ilir Kalemajt “Përshtjellim”, politologu Ermal Hasimja ka shpjeguar pse opozita shqiptare nuk arrin të fitojë zgjedhjet dhe cilat janë sfidat kryesore të së djathtës.
Hasimja u shpreh se mungesa e shpresës është problemi më i madh i opozitës. “Shpresa po braktis Shqipërinë,” tha ai, duke nënvizuar se “pa një projekt politik që frymëzon, opozita nuk mund të mobilizojë votuesit e saj dhe as të tërheqë abstenuesit”.
Sipas Hasimjes, për të fituar e djathta në Shqipëri duhet të ndodhë “diçka shumë e madhe”.
“Që të fitojë e djathta në Shqipëri dhe opozita në rastin konkret duhet të ndodhë diçka shumë e madhe, duhet që të dekurajohet votuesi i majtë pra të dalë më pak në zgjedhje. Do të duhet që opozita të marrë të gjithë votat e saj dhe përveë kësaj të marri shumicën dërrmuse e votuesve abstenues dhe të pavaruar, pra të prodhojë shpresë.” tha ai.
Ai shpjegoi se Partia Socialiste është një strukturë monolite, trashëgimi e Partisë së Punës, e mbajtur bashkë nga pushteti.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)